Pesëmbëdhjetë këshilla pranverore të bukurisë

  • 25 April 2017 - 16:15
Pesëmbëdhjetë këshilla pranverore të bukurisë

Kur pranvera thuajse na u kthye për së dyti, ia vlen që edhe njëherë t'ua rikujtojmë si të jeni sa më të bukura gjatë kësaj stine,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. UNIFIKOJENI TENIN ME SODË TË BUKËS Çdo parregullsi të tenit mund ta korrigjoni me sodë të bukës. Aplikojeni sodën e bukës në shpuzën 'loofah' me ujë të vakët dhe fërkojeni lëkurën ku ka parregullsi.

2. BËNI PEDIKYR ME PATATE Nuk është mirë që në plazh të dalim me thembra të çara. Për këtë shkak, mund ta bëni një pedikyr në shtëpi. Prejeni pataten në mes dhe zhyteni në kripë të detit. Më pas filloni fërkimin e thembrës me të, si eksfoliator të vërtetë.

3. SI T'I MBRONI PRODUKTET NË ÇANTËN KOZMETIKE? A nuk është dëm kur produktet tuaja të shtrenjta të bukurisë ju thyhen në çantë? Vendoseni një jastëk të pambukut midis kutisë së bojëkuqit dhe bronzuesit, me qëllim që ato të mos fërkohen.

4. PARANDALOJENI ZBEHJEN E FLOKËVE ME ANË TË UTHULLËS Dielli dhe uji i detit mund të jenë të dobishëm për lëkurën tuaj, bile edhe për flokët, por nëse këto të fundit janë të ngjyrosura, atëherë ato mund të zbehen. Gjysmë gote uthull molle është një përbërës i shkëlqyeshëm natyror i cili e pengon këtë. Spërkatni flokët me uthull molle, e pas 10 minutave shpëlani ato

5. VAJIN E KOKOSIT BËJENI SHOKUN MË TË MIRË

Këtë metodë e përdorin fermat aziatike tash e ca shekuj. Për këtë shkak ato kanë flokë të dendur dhe të lëmuar Nëse keni problem me flokë të holla dhe të dobëta, atëherë e dini se sa irritues mund të jetë ky problem. Secila femër ëndërron të ketë flokë të dendur dhe të bukur, por të pakta janë ato që mund të mburren me flokë të tillë. Me këtë rast ua prezantojmë një preparat, ku përbërësit e nevojshëm për përgatitjen e tij mund t'i gjeni në kuzhinë. PROCEDURA: 1. Fërkoni flokët me shampon dhe lani me themel. 2. Më pas flokët shpëlani me ujë ku është zier orizi. 3. Lëreni që të qëndrojë 2-3 minuta 4. Më pas flokët shpëlani me ujë të vakët. Pesëmbëdhjetë këshilla pranverore të bukurisë www.kosova-sot.info Si të keni flokë të dendur dhe shkëlqyes? Kur pranvera thuajse na u kthye për së dyti, ia vlen që edhe njëherë t'ua rikujtojmë si të jeni sa më të bukura gjatë kësaj stine mund të përdoret për shumë qëllime, si hidratues, kondicioner, serum kozmetik, vaj për flokë. Merreni në një shishe të vogël edhe gjatë pushimeve tuaja, për ta mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar.

6. LËNGU I DOMATEVE PËR BIONDINAT Klori mund t'ua dëmtojë flokët, sidomos nëse jeni bionde. Ai mund t'ua bëjë flokët të gjelbër. Me qëllim të mbrojtjes së ngjyrës tuaj, mbuloni flokët me kondicioner 'leave-in' ose me vaj susami para se të notoni në pishinë. Sapi të dilni nga pishina shpëlani flokët. 

7. UA JEPNI KËMBËVE NJË SHKËLQIM VEROR Doni që qysh tani ta keni shkëlqimin veror në këmbët tuaja? Provoni të shtoni pak hije kozmetike të syve ngjyrë bakri, apo ari në preparatin tuaj hidratues. 

8. FUTENI LLAKUN E FLOKËVE NË FRIGORIFER Temperaturat e larta mund të bëjnë që llaku juaj i thonjve të trashet. Për këtë shkak të gjitha preparatet e thonjve mbani në frigorifer, me qëllim të zgjatjes së afatit të tyre të përdorimit. 

9. MASKA E AVOKADOS PËR FLOKË TË THARË Klori dhe qëndrimi në plazh mund ta largojnë lagështinë nga flokët tuaj, duke i bërë ato të thara. Një maskë hidratuese, e bërë në shtëpi, mund t'ua largojë këtë problem. shtypeni një avokado të tërë, duke e përzier me një çerek gote vaj ulliri, si dhe me një lugë lëng limoni. Këtë preparat aplikojeni në flokë, lëreni 20 minuta dhe më pas shpëlani.moti, përcaktohuni për një balsam të bukurisë në vend të bazës kozmetike, apo edhe një krem cc (bazë kremoze kozmetike). 

11. AKULLI I ALOE VERËS KUNDËR DJEGIEVE Aloe vera zakonisht përdoret nga ata që rreziten në diell për trajtimin e djegieve nga dielli. Nëse edhe juve ju ka ndodhur që të rreziteni tepër në diell, atëherë ngrijeni aloe verën në formë të katrorëve të akullit. Përdorni këta katrorë në vendin ku ju është djegur lëkura

12. MOS E HARRONI PUDRËN PËR FËMIJË Pudra për fëmijë nuk është vetëm për fëmijë. Ajo mund të përdoret si alternativë më e lirë ndaj shamponit së thatë dhe mund ta largojë rërën nga lëkura, prandaj mbajeni atë në çantën tuaj të plazhit.

13. DEODORANTI MBRON FLOKËT NGA DJERSA Deodoranti nuk është vetëm për sqetulla. Një spërkatje e tij në pjesën e pasme të kokës suaj do t'ju ndihmojë që të ndiheni e freskuar në ditët me vapë. Ai parandalon edhe ngjitjen e flokëve për qafe.

14. RRUANI QIMET ME NJË PREPARAT TË BËRË NË SHTËPI Jeni mërzitur që çdo ditë t'i rruani këmbët dhe nënsqetullat? Nëse doni që disa ditë të mos keni nevojë për rruajtje, atëherë përziejeni sheqerin, limonin dhe ujin, një kombinim, për të cilin thuhet se ngadalëson rritjen e qimeve

15. MERRNI PREPARATE TË DOBISHME ME VETE Kur të shkojmë për pushime, është vështirë t'i marrim me vete të gjitha gjërat që na duhen, prandaj përcaktohuni për produkte që mund të përdoren për shumë qëllime. Bronzuesi mund të përdoret si hije kozmetike e syve, maskarë, etj.  

(Kosova Sot)