Ja si ta përmirësoni lëkurën brenda shtatë ditëve

  • 18 July 2017 - 08:39
Ja si ta përmirësoni lëkurën brenda shtatë ditëve

Përmirësimi i lëkurës në çastet e fundit para ndonjë ahengu është shumë i vështirë, sidomos për femrat që kanë lëkurë të yndyrshme, mirëpo më poshtë kemi ofruar disa këshilla që do ta përmirësojnë lëkurën tuaj brenda shtatë ditëve. Fatmirësisht ato nuk kërkojnë shumë mund!

Caktoni një rutinë!

Njëra nga rrugët më të thjeshta për ta përmirësuar lëkurën tuaj është nëse tregoni kujdes të vazhdueshëm për të. Shumica nga ne jetojmë një jetë dinamike dhe shumë shpesh nuk gjejmë kohë për t’u kujdesur për lëkurën, megjithatë duhet të gjeni kohë për ta pastruar fytyrën të paktën dy herë në ditë për të larguar qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës suaj.

Hidratoni lëkurën!

Shumica e njerëzve nuk pinë ujë mjaftueshëm! Sfidojeni veten dhe provoni të pini vetëm ujë për një javë dhe do të vëreni që lëkura juaj do të hidratohet dhe do të duket më pak e fryrë.

Përdorni më pak grim!

A është  domosdoshme të përdorni grim çdo ditë? Nëse keni mundësi që t’i ofroni lëkurës suaj një ditë pushim, atëherë bëjeni. Grimi bllokon poret tuaja, gjë kjo që manifestohet me shenja largimi i të cilave e lë lëkurën tuaj të irrituar. Provoni të përdorni vetëm maskarë për disa ditë, pasi që një gjë e tillë ndihmon lëkurën tuaj të duket më bukur dhe e mban atë të shëndetshme.

Ushqehuni me peshk të yndyrshëm!

Qelizat e lëkurës riprodhohen më shpejt se të gjitha qelizat e tjera të trupit. Membranat e qelizave kanë nevojë për yndyrë mirëpo jo të gjitha llojet e yndyrës i ndihmojnë atyre. Shtoni tri porcione të peshqve të yndyrshëm në ushqimet tuaja gjatë shtatë ditëve të ardhshme, pasi ata ndihmojnë në balancimin e lëkurës suaj duke zvogëluar irritimet e lëkurës.  

Largohuni nga ushqimet e dëmshme!

Kur them një gjë të tillë, unë nuk propozoj që të largoheni nga të gjitha ushqimet. E tëra që unë kërkoj është të largoheni nga ushqimet e shpejta. Largojuni sheqernave, yndyrës së dëmshme, duhanit dhe alkoolit për të paktën një javë dhe ushqehuni me ushqime që përmbajnë vitaminë C dhe zink. Në fund të javës lëkura juaj do të duket më e freskët. 

Flini mjaftueshëm!

Shumica e qelizave të trupit tuaj rigjenerohen gjatë natës. Shikoni agjendën tuaj për shtatë ditët e ardhshme dhe lironi nga një orë për secilën ditë. Kjo është e mundshme për të gjitha ato femra që gjatë ditës kanë aktivitete të cilat nuk janë të domosdoshme. Në vend se të shikoni TV, shfrytëzojeni atë kohë për të fjetur, pasi që do të ndiheni shumë më mirë.

7. Bëjini masazh fytyrës suaj!

Përfundimisht, ditën e fundit para ahengut tuaj bëni masazh fytyrës suaj, pasi që një gjë e tillë do t’i shtojë shkëlqim asaj. Ka shumë mënyra për të masazhuar fytyrën tuaj në shtëpi nëse nuk doni të shpenzoni para në sallonet e bukurisë. Gjithsesi, nëse keni mundësi, bëjeni një gjë të tillë në sallon bukurie, pasi që jo vetëm që do bëjë që të dukeni bukur, mirëpo edhe do t’ju mbajë të relaksuar për disa ditë.  (Kosova Sot)