STILI I FLOKUT QË KËTË VJESHTË E KA FJALËN KRYESORE

  • 18 August 2017 - 08:44
STILI I FLOKUT QË KËTË VJESHTË E KA FJALËN KRYESORE

Rrjeti shoqëror 'Pinterest' njihet nga ajo se nxit shumë trendë. Kësaj radhe bëhet fjalë për stilin e flokut që iu ka pëlqyer numrit më të madh të përdoruesve dhe me gjasë do të jetë një trend i madh vjeshtor. "Pinterest" ka vendosur ta zbulojë cili është stili më popullor i flokut midis përdoruesve të vet. Kështu, më shumë se 80 mijë prej tyre janë mahnitur pas stilit "lob" me shumë strukturë. "Lob" tash e një kohë është një ndër stilet më popullore të flokut. Ndoshta fshehtësia e saj qëndron se është shumë i thjeshtë për ta mbajtur dhe njësoj i shkon mirë secilës grua, pa marrë parasysh formën e fytyrës. Por, ky stil nuk mund të quhet edhe aq klasik. Bëhet fjalë për stilin me shtresa, me plot cilësi dhe me fillesa që kanë efektin ombre. Pikërisht shkaku i stilit unik, stili i përmendur ju ka pëlqyer shumë përdoruesve të rrjetit "Pinterest", të cilin e kanë shpallur edhe si stilin më ideal për stinën e vjeshtës. 

(Kosova Sot)