Stilet e flokëve që do t’ju shpëtojnë sa herë që zgjoheni vonë

  • 28 July 2015 - 11:17
Stilet e flokëve që do t’ju shpëtojnë sa herë që zgjoheni vonë

Nëse nuk arrini të zgjoheni me kohë për t’i rregulluar flokët, nuk do të thotë që të dilni pa i rregulluar, pasi që stilet e mëposhtme mund t’ua shpëtojnë ditën tuaj, për një kohë shumë të shkurtër.

Bishtalecat në balluke

Nëse zgjoheni një mëngjes dhe vëreni që balluket tuaja janë në gjendje të mjerueshme, ndani pesë minuta dhe krijoni tre bishtaleca dhe tërhiqni prapa. Nëse edhe pjesa tjetër e flokëve është e çrregullt, thjesht mblidhni ato për të krijuar stilin e flokëve bishtkali.

Image

Bishtkali i ulët

Kur flokët ‘çmenden’, mënyra më e përshtatshme për të marrë kontrollin mbi to është duke i mbledhur për të krijuar stilin bishtkali të ulët. Përdorni një serum të lehtë apo pak vaj për t’i zbutur flokët dhe më pas mblidhni ato.

Image

Bishtaleci në kurorë

Sa herë që keni probleme me flokët e çrregullt, mundohuni ta rregulloni këtë problem duke krijuar një bishtalec në kurorë të kokës. Për të krijuar këtë stil krijoni dy bishtaleca anash dhe më pas lidhni ata në majë të kokës.

Image

Stili topuz

Tejkaloni momentet e padëshiruara duke mbledhur flokët për të krijuar stilin topuz në pjesën e epërme të kokës. Sa më shtrëngueshëm që e lidhni stilin topuz, aq më pak probleme do të keni gjatë ditës. 

Image

Përdorimi i serumit

Vaji dhe serumet janë ilaçe për flokët e çrregulluar, andaj sa herë që zgjoheni në mëngjes dhe tmerroheni nga pamja në pasqyrë për shkak të flokëve të çrregullt, përdorni këto serume për t’i zbutur dhe për t’i mbledhur flokët.

Image

Stili topuz i çrregullt

Stili i komplikuar i Tina Fey-it mund t’ju inspirojë juve për të krijuar një stil më të thjeshtë të flokëve. Filloni t’i mblidhni dhe t’i sforconi flokët në pjesën e pasme të kokës, derisa t’i keni mbledhur të gjitha flokët për të krijuar stilin topuz të çrregullt.

Image

Stili bishtkali me bishtalec

Tërhiqni flokët për të krijuar stilin bishtkali me flokë të mbledhura fort, mu sikur Victoria Justice. Në vend se t’i drejtoni flokët, hidhni pak llak në mënyrë që flokët të mos çrregullohen.

Image

Flokët e çrregullt

Nëse gjithçka tjetër dështon, bëni që një ditë e keqe për flokët të duket ndërkombëtare. Mblidhni flokët për të krijuar stilin topuz, pa u marrë shumë me pjesët e mbetura jashtë flokëve të mbledhura dhe përdorni buzëkuq me ngjyra të ndezura për ta balancuar dukjen.

Image

(Kosova Sot)