Këshilla për thonj të bukur - Femra - Kosova Sot
Këshilla për thonj të bukur

Këshilla për thonj të bukur

Me këto këshilla të dobishme manikyri juaj do të zgjasë më shumë, ndërsa thonjtë do të duken shumë bukur

1. Zhyteni një shkop për pastrim të veshëve në uthull të alkoolit dhe me të pastrojeni thoin. Në këtë mënyrë do t'i mënjanoni të gjitha vajrat natyrale që krijojnë barrierë mes thonjve dhe llakut.

2. Në majë të thoit i aplikoni dy shtresa të llakut bazë transparent. Majat janë më të ndjeshme ndaj dëmtimeve dhe për shkak të shtresës së shtuar edhe llaku juaj do të qëndrojë më gjatë.

3. Llakun mos e tundni poshtë-lartë sepse në këtë mënyrë do ta nxisni krijimin e flluskave të padëshiruara. Në vend të kësaj, llakun e ngrohni mes shuplakave.

4. Kujdesuni që llakun mos ta aplikoni në lëkurën rreth thoit. Ajo e ngrit llakun nga thoi dhe e rrit mundësinë që llaku të qërohet.

5. Pas dy ditëve aplikojeni sërish një shtresë të llakut. Me këtë do ta përtërini ngjyrën dhe do ta ktheni shkëlqimin.

6. Duart i lani me sapun të butë, sepse ai i than më pak duart tuaja. Përdorni kremra hidratues për duar dhe për lëkurën rreth thonjve.

7. Për çdo ditë aplikoni vaj për thonj sepse në këtë mënyrë do të parandaloni plasaritjen e tyre, tharjen dhe qërimin e ngjyrës.

8. Përdorni dorëza kur i lani enët. Uji i ngrohtë dhe shamponi janë armiqtë më të mëdhenj të manikyrit tuaj. 

(Kosova Sot)

22 orë e 4 minuta më parë
11/12/18