Si t’i fshihni qeskat e syve me një gjësend që do t’ju befasojë - Femra - Kosova Sot
Si t’i fshihni qeskat e syve me një gjësend që do t’ju befasojë

Si t’i fshihni qeskat e syve me një gjësend që do t’ju befasojë

Qeskat e syve janë problem i cili është i njohur për shumë femra. Ato janë pasojë e zgjerimit të enëve të gjakut dhe kapilarëve të vegjël nën lëkurë

Edhe pse mënyra e krijimit të qeskave të syve mund të jetë e njëjtë, shkaku i paraqitjes së tyre ndryshon, duke filluar nga mungesa e gjumit, lodhja, reaksionet alergjike, irritimi, lëkura e hollë, etj.

Përpos me korrektor, qeskat e syve mund t’i largoni edhe me një përbërës natyror – me kurkuminë. Bëhet fjalë për një mëlmesë, e cila është e pasur me vitamina dhe antioksidues, e cila, ja, tash është dëshmuar, është edhe një produkt i mrekullueshëm kozmetik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nevojitet vetëm të përzieni pak qumësht me yndyrë të plotë me pak kurkuminë pluhur, e më pas, me anë të brushës ta vendosni këtë masë në qeskat e syve. Lëreni që të teret në fytyrë, e më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Sekreti qëndron te pigmenti i verdhë i kurkuminës, i cili do të kalojë në lëkurë, duke fshehur kështu qeskat e errëta, ngjashëm sikur kur përdorni korrektorin me ngjyrë.

Gjëja e mrekullueshme te kjo metodë është që nuk lë shtresë të grimit në lëkurë, lëkura ndryshon ngjyrën dhe kjo është arsyeja e vetme që jep rezultat të mirë.

(Kosova Sot)

23 orë e 23 minuta më parë
12/12/18