Doni të frenoni nepsin tuaj gjatë pushimeve? Ja disa sekrete që ju vijnë në ndihmë

  • 25 June 2018 - 10:34
Doni të frenoni nepsin tuaj gjatë pushimeve? Ja disa sekrete që ju vijnë në ndihmë
Gjatë pushimeve shumë prej nesh preferojnë të qëndrojnë shtrirë në zhezlong duke konsumuar ushqim apo duke pirë një gotë.
Për të gjithë ata që kujdesen për linjat e tyre egzistojnë disa sekrete sesi mund ta frenojnë nepsin apo dëshirën për të ngrënë vazhdimisht.
Image

 

 

Së pari, në çantën tuaj të plazhit mbani gjithmonë një pako me fruta të thata dhe sa herë ju hahet diçka mund t’i konsumoni.
Së dyti, konsumoni vazhdimisht ujë për të shmangur vapën dhe urinë psikologjike.
Së treti, sa herë që ndjeni se doni të hani diçka sepse nuk keni çfarë bëni tjetër, futuni në det dhe notoni, kështu do e largoni mendjen nga tundimi.


(Kosova Sot)