GABIMET, SHKAKU I SË CILAVE BËJNË PUDRËN T'JU BIE NGA FYTYRA

  • 22 July 2018 - 08:56
GABIMET, SHKAKU I SË CILAVE BËJNË PUDRËN T'JU BIE NGA FYTYRA

A shihni për çdo ditë shenja të pudrës nëpër rroba? A ju ndodh që sa herë të prekni fytyrën, shtresa të pudrës të mbesin në gishtërinjtë tuaj? Nëse po, është koha t'i mësoni gabimet tuaja

PUDRA E GABUAR PËR TIPIN E LËKURËS SUAJ

Gjëja bazë që duhet të kini vëmendjen është zgjedhja e pudrës që i përshtatet llojit tuaj të lëkurës. Personave që kanë lëkurë të yndyrshme ju preferohet të përdorin pudër pa vaj dhe pluhur. Lëkurës së thatë i nevojitet hidratimi, prandaj ju preferohet pudër e lëngshme ose krem 'BB'. 

MOS PËRDORNI PRAJMER

Fytyrën duhet ta pastroni e më pas të aplikoni një shtresë të hollë të kremit ditor që i përshtatet lloji të lëkurës tuaj. Përzgjedhja e kremit të duhu reshtë faktor kyç që i mundëson pudrës pranim më ët mirë në lëkurë.  

PUDRËN TA APLIKONI ME GISHTËRINJ

Aplikimi i pudrës me gishtërinj nuk është punë e lehtë, kjo për faktin se shpejtë thithet në poret tuaja. Për ta shmangur këtë, një ndihmë është e mirëseardhur. Një sfungjer "beauty blender" dhe një brushë do ta lehtësojnë punën. 

(Kosova Sot)