Modeli i atleteve që do t'i hasim kudo gjatë vitit 2019

  • 07 January 2019 - 08:47
Modeli i atleteve që do t'i hasim kudo gjatë vitit 2019

Të shëmtuara dhe glamuroze, të ashtuquajtura atlete "të babit", janë një trend i madh, të cilin e kimi hasur te vajzat e rrjeteve shoqërore dhe te vajzat e qytetit gjatë gjithë vitit të kaluar.

Janë mbathur në ngjyra të ndryshme dhe janë kombinuar në të gjitha mundësitë e mundshme, e tashmë po ngjiten në një nivel krejt tjetër e të ri.

Në fakt, dizajnerët me gjasë kanë ardhur në përfundim se këto atlete masive nuk theksojnë mjaftueshëm, kështu që kanë vendosur t'i rritin edhe me platformë më të lartë, me ngjyra neoni dhe lara shtesë.

Që nga vetë fillimi ju jeni adhuruese e këtyre atleteve dhe ju përgjigjet apo ju shkon për shtati gjurma që ato lënë me vete, atëherë do të mund t'ju mahnitin modelet e reja që po vijnë dhe gjithsesi se nuk do të mund të kaloni pa u vërejtur në to. 

(Kosova Sot)