Çizmet, si adut kryesor këtë pranverë

  • 01 April 2019 - 09:16
Çizmet, si adut kryesor këtë pranverë

Edhe pse shumica prej femrave me diellin e parë të pranverës ëndërrojnë për sandalet verore, ky diell pranveror nuk do të thotë se është mjaftueshëm i fortë t’i ekspozoni shputat tuaja.

Për më shumë, edhe pse dimri ka kaluar edhe zyrtarisht, kjo nuk do të thotë se duhet harruar çizmet. Nuk e kemi fjalën për çizmet e ngrohta që i keni mbathur nëpër botë, por ato modelet që janë të përshtatshme për fillimin e pranverës.

Gjithsesi, një është e sigurt se çizmet si pjesë e modës pranverore do të jenë në trend dhe shumë efektive. A në mënyrë që ato të bëhen aduti kryesor i modës më së miri t’i kombinoni me kombinimet pranverore.

Është pëlqyer shumë modeli shik me elemente vestern, e pjesa kryesore e kombinimit të çizmeve me modele të lehta të pantallonave me bel të thellë. Mund të vishni edhe një bluzë, por nëse pantallonave dhe çizmeve jua shtoni edhe një bluzë apo xhaketë, keni kombinimin që mund ta vishni në punë.

Rripin mund ta theksoni, e sa i përket bizhuterive, jini në minimum.

Kush thotë se fustani pranveror me ngjyrë të bardhë shkon vetëm me këpucë pranverore? Gjithsesi se shumë efektive mund të duket kështu dhe mos të humbet gjë nga hijeshia, edhe nëse e kombinoni me çizme. Ju preferojmë këtu të kafta prej lëkure. Për më shumë, stili juaj do të jetë interesant dhe shik, dhe keni një parashenjë retro.

Tash ku e kemi konstatuar se fustanet me materiale të lehta duken mirë në kombinim me çizme, ja edhe një shembull. Çizmet e bardha.

Dhe krejt në fund një kombinim urban shumë elegant, që mund të shërbejë si frymëzim, të themi, për daljet në mbrëmje. Fustan i shkurtë, për të cilin më parë kemi shkruar se kanë pushtuar skenat e modës.

(Kosova Sot)