Detajet shik që plotësojnë secilin stil: Trendi pranveror që nuk guxoni ta anashkaloni

  • 03 April 2019 - 09:26
Detajet shik që plotësojnë secilin stil: Trendi pranveror që nuk guxoni ta anashkaloni

Nëse tashmë jeni furnizuar me detaje pranverore, atëherë ju ka mbetur që të investoni së paku në njërin prej këtyre shtesave për këtë sezon që do ta plotësojnë stilin tuaj pranveror.

Shamia

Kjo shtesë e gjithanshme e modës përshtatet në secilin stil duke e bërë më të mirë për momentin. Shamitë janë hit që nga pranvera e kaluar, e mbahen në mënyra të ndryshme – në vend të gomës për flokë, përreth kokës, qafës, dorezës së çantës.

Telat për flokë

Telat zbukurues për flokë, siç i keni pasur kur ishit fëmijë përsëri janë “in” dhe lirisht mund t’i mbani nëse i keni ruajtur, që edhe është mënyra më e lirëta përcillni këtë trend. Nëse i keni hedhur të vjetrat mund të blini disa të reja. Vendosni disa prej tyre, apo vetëm një prej tyre – sido që të zgjidhni, nuk do të gaboni.

Detajet e kafshëve

Qoftë nëse bëhet fjalë për këpucët apo imitimet e lëkurës së gjarprit apo për shaminë me detaje leopardi, detajet e kafshëve do ta rregullojnë edhe veshjen më të mërzitshme dhe i sjellin dozën e luksit.

Çantat me dorezë efektive

Këtë sezon çantat janë më të vogla se kurrë më parë dhe krejt fokusi i tyre është në dorezat e tyre. Më të kërkuarat janë dorezat e metalta me forma gjeometrike që japin dukje të bukur, por janë edhe lara-lara, me rripa në çantë, që mbahen përmes trupit për ato që duan një stil më të lehtë.

(Kosova Sot)