Kompletet e femrave për një Pranverë me stil: Yjet shërbejnë si inspirim

  • 08 April 2019 - 16:59
Kompletet e femrave për një Pranverë me stil: Yjet shërbejnë si inspirim

Që vitin e kaluar e kemi konstatuar se kompletet e femrave me pantallona dhe xhaketë kanë vendosur një imperativ të modës dhe se tani shfaqja e këtij trendi ka vërshuar internetin. Një vit më pas, situata është pothuajse e njëjtë -kompletet e femrave janë edhe më popullore. Me dezen të ndryshme, stile, modele e prerje dhe ajo që na pëlqen edhe më shumë -kjo pjesë e gardërobës është bashkimi i vërtetë i modestisë dhe detajeve të modës, duke mos hequr asgjë nga eleganca dhe feminiteti.

Kompletet e tilla janë të rehatshme për punë, kombinimet ditore, por edhe për dalje gjatë mbrëmjes -gjithçka varet cilin dezen e zgjidhni, si e vishni dhe e kombinoni me këpucët. Prandaj, edhe jemi munduar që në lidhje me këtë temë t'ju inspirojmë. Shikoni se si yjet e veshin këtë trend të modës dhe se kompletet e tilla të jenë zgjedhje për pranverë me stil.

Image

E tani të preferuarat tona dhe dy mbretëreshat e stilit shik të modës - OLIVIA PALERMO DHE BLAKE LIVELY. Olivia është në kompletin e kuq - pantallona me këmbë të gjera, që në të njëjtën kohë duken modeste dhe elegante, me një xhaketë me prerje të gjatë. Përfundi ka veshur një bluzë modeste me fyt me ngjyrë të zezë. Sa na përket neve, ky kombinim i modës është i përshtatshëm për një drektë festive, por edhe për dalje në mbrëmje - kur dëshironi të dukeni hatashëm, e përsëri do të shmangnit fustanet dhe fundet klasike.

Natyrisht, edhe nga BLAKE LIVELY kemi pritur diçka të tillë - komplet fantastik me katrorë, në të cilën lirisht mund të dashuroheni. Pantallonat po ashtu të gjerë te këmba, me bel të thellë dhe krejt kjo në kombinim me një kravatë efektive. 

Image

LUCY HALE në kompletin me shirita me prerje modeste dhe klasike, që ka kombinuar me një bluzë të bardhë bazë dhe një çantë të madhe femërore, mundet të inspirojë si veshje për punë dhe para së gjithash të ndiheni rehat. Ngjyra teget në këtë rast është klasike, megjithëse mund të luhet edhe me nuanca më të gjalla, marrë parasysh faktin se para nesh është sezoni pranveror.

KIM KARDASHIAN, edhe pse jemi adhurues të stilit të saj të modës, kësaj radhe ka zgjedhur një dezen klasik të kompleteve, dhe atë në nuancat bordo, që në shikim të parë më shumë janë për vjeshtë, sesa për pranverë. Por, ka shtuar detaj të modës në formën e rripin dhe kështu e thekson belin dhe asetet e saj, diçka për të që nuk është aspak e pazakontë. Gjithsesi, një tip i veshjes si ky është zgjedhje e mirë edhe për punë

Image

KAIA GERBER në stilin prej manekines - komplet femëror "oversized", që në mënyrë të përsosur përshtatet në stilin urban të modës, që ka kombinuar me një çantë të vogël, dhe me atlete dhe krejt kjo bashkë duket hatashëm.

RITA ORA në kompletin e ndritshëm të hirtë që në mënyrë definitive thekson format e saj. Edhe pse nuk jemi aq të mahnitur me këtë kombinim të saj, me sa duket edhe një model si ky mund të shkojë për mrekulli.

(Kosova Sot)