Stilet e flokëve që duhet t'i provoni së paku një herë

  • 13 April 2019 - 18:56
Stilet e flokëve që duhet t'i provoni së paku një herë

Në vijim ju sjellim stilet e flokëve, për të cilat profesionistët dhe stilistët e njohur ju këshillojnë që duhet së paku një herë në jetë t'i provoni. 

STILI I YLLI GWYNETH, "LOB BOB"

Image

"Për mua ky stil ka qenë i duhuri, stili origjinal "lob bob". Lehtësisht i rrumbullakët dhe i rrafshët. I vetmi stil i floku 'chic' që kurrë nuk do të dalë nga moda dhe me të cilin të gjitha do të enden poshtë dhe lart", Brianna Colette, stiliste.

BALLUKET ROMANTIKE

Image

"Balluket e pabesueshme retro, të frymëzuara me dukjen nga të 70- at. Fshehtësia është në atë të mos keni shumë shtresa përreth fytyrës, kështu që balluket të janë në qendër të vëmendjes. Po ashtu është stil i shkëlqyeshëm nëse dëshironi t'i theksoni sytë dhe mollëzat" - Tim Dueñas, stilist.

"TWIGGY"

Image

"Stili i shkurtë klasik dhe 'chic', të prera nga ana e pasme, e nga përpara shtresat më të gjata. Edhe pse e ka krijuar Twiggy, e kanë rikrijuar shumë femra të famshme si Michelle Williams, Anne Hathaway, Rihanna. Të lehtë për t'u kujdesur, e dukeni hatashëm" - Brianna Colette, stiliste.

SHTRESAT E VALËZUARA

Image

"Një stil të flokut si ky më pëlqen ta quaj "the Rosie". Janë flokët e gjatësisë mesatarë - të shkëlqyeshëm për flokët e trashë, me cilësi dhe të valëzuar. Krahas kësaj, është edhe shtresa e gjatë që krejt dukjen e bën më interesante" - Brianna Colette, stiliste.

"CROP"

Image

"Secila femër do të duhej ta provonte stilin 'crop'. Liria që vjen me stilin e shkurtë është i pabesueshëm. Mendoj se njëherësh kjo lëvizje është edhe seksi, sepse tregon shumë vetëbesim. Inspirim i shkëlqyeshëm janë yjet Scarlet Johansson, Ruby Rose dhe Kate Hudson" - Tim Dueñas, stilist.

"BOB" KLASIK

Image

Ky stil klasik i flokëve është lëvizja e duhur për fermat që për së tepërmi janë të lidhua për flokët e tyre të gjatë. Flokët prapa shpinës janë moderne, shik, dhe rrezatojnë me vetëbesim" - Justine Marjan, stiliste e yjeve.

FLOKËT NGA JASHTË

Image

(Kosova Sot)"Ky stil i flokëve është i përsosur. Vlen të dallohen bukuroshja dhe ylli Vanessa Hudgens si shembull. Gjatësia deri në kraharor gjithmonë është "chic look", lehtë është për t'u mbajtur të lëshuar apo të ngritur. Për të arritur një dukje si kjo, flokët t'i thani me tharësin e flokëve, e më pas me hekur t'i rrafshoni deri në fund kah jashtë" - Chad Woood, stilist i yjeve.