Trendi i modës i viteve 2000 ka pushtuar skenën e modës: Këto pantallona vishen nga të gjitha femrat

  • 17 April 2019 - 09:50
Trendi i modës i viteve 2000 ka pushtuar skenën e modës: Këto pantallona vishen nga të gjitha femrat

Me fundin e të nëntëdhjetave dhe fillimin e viteve 2000, nuk keni dalë nga një model i pantallonave. Aq shumë i keni pëlqyer, saqë i keni veshur në shkollë, në grumbullimet familjare dhe në ngjarjet festive. Për fat, zëri i arsyes ju ka shpëtuar, kështu që tash nuk shikoni fotot e vjetra në të cilat me krenari keni pozuar në pantallonat "cargo".

Për ato që ndoshta e kanë anashkaluar këtë trend, bëhet fjalë për pantallonat e gjera, nga pak të ngathëta dhe aspak pantallona për femra që janë zbukuruar nga xhepat e mëdhenj. Po, pikërisht pantallonat që kujtojnë në stilin e punëtores apo të ushtarit. Sikurse edhe kombinezonët për të cilët kemi shkruar më parë, po ashtu kanë përjetuar një kthim të madh.

Gjatë viteve 2000 i ka veshur grupi "All Saints" në këngën e tyre "I Know Where It's At". Por, që në fillim të viteve 1938 i kanë veshur ushtarët britanikë, e në Amerikë ky trend ka arritur në fund të viteve të dyzeta. Atëherë pantallonat e tilla kanë shërbyer për mbajtjen e barrës shtesë, përkatësisht pajisjeve, prandaj edhe nga aty rrjedh edhe emri i tyre "cargo".

Nëse tashmë keni vendosur që t'i keni në dollapët tuaj, ato tashmë arrijnë edhe në modele për femra. Janë paksa më të ngushta dhe kanë bel më të thellë për të theksuar linjat femërore. 

(Kosova Sot)