
Lexoni edhe:
Vjen paralajmërimi: Nëse Kuvendi dështon të konstituohet ekzistojnë tre mundësi për zgjidhjen e krizës
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Pavarësisht dështimeve serike ndër vite, në pritje që BE-ja dhe SHBA të lehtësojnë dialogun, duke bërë zgjidhje të drejtë, të pranueshme për Kosovën, nuk është në pozicionin për ta braktisur ndërmjetësimin ndërkombëtar, duke provuar për zgjidhje teknike bilaterale me Serbinë. Vërtet, analiza e profesorit Server është e frikshme, sepse sipas tij presidenti Trump është i paparashikueshëm, dhe në vullnetin e zgjidhjes së shpejt të kontestit artificial Kosovë-Serbi, mund t`i referohet "këmbimit të territoreve", përkatësisht, të veriut të Mitrovicës me komunat e Kosovës Lindore. Por edhe atje përcaktohet vetëm një pjesë, ndërsa përjashtohet pjesa që lidhë Serbinë me Maqedoninë.
-Kosova është në hall të madh. Sepse pushteti aktual, opozitën e ka pasur dhe vazhdon ta ketë palë me Serbinë. Vetëm për tu rikthyer në pushtet, për të shpëtuar nga dosjet penalizuese, njëherësh për tu rikthyer në pushtet rrafsh Kosova e bëri Serbinë hisedare faktike për dy dekada radhazi. Pas vetëzbulimit të Ric Grenell, si agjent i paguar i Serbisë, Kosova kishte shansin ideal për ta shkëputur çdo lidhje me atë, madje pa cenuar fare marrëdhëniet me SHBA. Vardisja pas prapanicës së tij të kuadrove të PDK-së dhe të tjerëve, të atij soji, është rrezik serioz i involvimit, ndërhyrjes së tij në politikën e Kosovës. Tani është koha për vijën e kuqe ndaj tij, me arsyetimin e gatshëm, si agjent i Serbisë.
Presidentja Vjosë Osmani hodhi idenë e mençur se "Kosova duhet të dialogojë me SHBA-në dhe BE-në, sepse dialogu me Serbinë ka dështuar pariparueshëm dhe nuk ka asnjë arsye të bisedohet për rregullimin e brendshëm të shtetit të pavarur të Kosovës me Serbinë pushtuese të deridjeshme. Dekadat e dialogimit kanë provuar kotësinë, xerrësinë e këtij dialogu.
I vetmi dialog që mund të bëhej është kthimi jo vetëm i të ashtuquajturës "Luginë e Preshevës", por i Kosovës Lindore, tokat shqiptare në Iliridë - Maqedoni, në Mal të Zi, në Çamëri. Pushtimi i trojeve shqiptare ka filluar nga Kongresi i Berlinit, për të vazhduar në Konferencën e Londrës dhe të tjera pazare nga Fuqitë e Mëdha të kohës, duke i përdorur tokat shqiptare si kusuritje në mes tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".