Ngjyra e fuksisë, nuanca e preferuar rozë për sezonin e ngrohtë

  • 25 April 2019 - 09:38
Ngjyra e fuksisë, nuanca e preferuar rozë për sezonin e ngrohtë

Ajo është po aq hit edhe në botën e modës dhe në atë të bukurisë, e te grimi përfundimisht është e preferuar në buzë. Është zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjithë ato që janë ngopur me buzëkuqit e kuq dhe neutral, klasikë e vërtetë në çantën e kozmetikës dhe për ato që duan të marrin diçka më të guximshme dhe disi më verore. Nëse ngjyra e fuksisë ndoshta edhe nuk është "cup of tea" për ju ose ndoshta përshtaten në stilin e përgjithshëm, ia vlen të provohet apo të shpaguhet.

Në buzë duket kaq e freskët dhe efektive, e një është e sigurt – me të nuk do të kaloni pa u vërejtur. Pikërisht për këtë arsye, ngjyrën e fuksisë shumica e shmangin, sepse bie shumë në sy. Por, nuanca lehtë mund të zbutet duke prekur në buzë me ç’rast fitohet një dukje transparente që lë përshtypje më të theksuar.

Kjo mund të jetë zgjedhje e shkëlqyeshme për dukjen ditore, por për natën përcaktohuni për “smokey eyes” ose tush për sytë. Por, më e mira pason tani, pasi që ky buzëkuq është krijuar për ditët verore kur "harrojmë" në grimin e rëndë që bukuria e vërtetë fshihet në fytyrën pa grim dhe paksa të nxirë, e kjo nuancë vjen në pah.

(Kosova Sot)