15 ide për ngjyrosje të fijeve të flokëve

  • 07 June 2019 - 09:04
15 ide për ngjyrosje të fijeve të flokëve

Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të ndryshuar pamjen tuaj, sesa duke shtuar pak ngjyrë. Nëse kërkoni ide për shatir, mund të bazoheni në këto fotografi për inspirim.

Kjo fotografi e modeles Lily Aldridge na bën që të duam të vrapojmë drejt sallonit më të afërt të flokëve. Këto fije të ngjyrosura, me ngjyrë të hapur, e bëjnë ngjyrën e rëndomtë të kafenjtë një gjë të harruar të së kaluarës.

Mund të mbani edhe ngjyrën natyrale të flokëve, duke theksuar vetëm gjysmën e poshtme të flokëve me një ngjyrë pak më argëtuese.

Fijet e ngjyrosura me ngjyrë bionde të hapur në pjesën e përparme të kokës mund t'i bëjnë sytë me ngjyrë më të hapur, shumë më të shkëlqyeshëm.

Na pëlqen shumë ngjyra bionde e hapur e këtyre fijeve të vendosura mbi ngjyrën e kafenjtë në të kuqe, që është ngjyra bazë e flokëve në këtë rast.

Këto fije të ngjyrosura janë epitomi i një pamjeje natyrale. Flokët e saj duken sikur të jenë puthur nga dielli.

Fijet e ngjyrosura me të kuqe, mbi një bazë të flokëve me ngjyrë të kafenjtë në të zezë, është një ndryshim i mirë nga fijet e zakonshme bionde.

Mbajtja e fijeve të ngjyrosura me ngjyra më të hapura në fund të flokëve është jo vetëm një ide e një pamjeje interesante, por e bën edhe rritjen e flokëve argëtuese.

Nëse jeni e interesuar që të eksperimentoni me një pamje prej biondeje të pastër, filloni me fundin e flokëve tuaj

Kjo pamje kërkon zero përpjekje në sallon dhe është e mahnitshme për këtë sezon.

Fijet bionde duken shumë bukur për verë, për shkak të nuancave të tyre të ndryshme.

Nëse ju pëlqen pamja e ngjyrosjes së flokëve nga gjysma e poshtë, mund të përdorni diçka pak më të thjeshtë, duke ngjyrosur vetëm disa fije nëpërmjet një kontrasti të madh.

Nëse ju pëlqejnë ngjyrat pastele, mund të përdorni ngjyrë rozë të vendosur mbi një bazë me ngjyrë bionde të hapur.

Një koncentrim i fijeve të ngjyrosura në pjesën e përparme të kokës mund ta bëjë ngjyrën të duket më shumë.

Fijet e theksuara me ngjyrë karamele zakonisht shërbejnë mirë për t'u dhënë një pamje më të mirë ngjyrave më të errëta të flokëve.

Dhe, nëse dëshironi që të ndiqni rutinën e kuqe, mund t'u jepni pak dritë flokëve të kafenjtë, me disa fije të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe të hapur.

(Kosova Sot Online)