Dieta shtatëditore kundër celulitit

  • 16 June 2019 - 08:49
Dieta shtatëditore kundër celulitit

Ende nuk është vonë për heqjen e celulitit, mendojnë nutricistët, të cilët edhe e kanë shpikur këtë ide për shatë ditë. Natyrisht, krahas masazhit, ushtrimeve dhe notit, frymëmarrjes së thellë, shëtitjes dhe tretmanëve kundër celulitit, do të liroheni nga 'lëvorja e portokallit'. Dieta kundër celulitit, sipas nutricistëve, ndihmon në largimin e helmeve nga trupi. Kjo nënkupton në konsumimin e pemëve dhe perimeve, bananeve, agrumeve, shalqirit, pjeprit, patateve dhe domateve. Gjatë kësaj jave duhet ta shtoni konsumimin e ujit, së paku 1.5 litra në ditë, shkaku i eliminimit të helmeve nga organizmi.

MENYJA PËR SHTATË DITË

DITA E PARË *

Kafjalli: një gotë kafe elbi, drithëra me jogurt të lehtë * Zamra: një gotë lëng portokalli * Dreka: sallatë me spec, sallatë me domate * Zamra: fruta mali të lagura me limon * Darka: gjoks pule në tym (në vend të mbështjellësit prej alumini, lageni me lëng limoni), kopër e zier me limon, ananas sipas dëshirës.

DITA E DYTË *

Kafjalli: një gotë kafe elbi, keks integral, mjaltë * Zamra: frape nga kajsia dhe mango * Dreka: sallatë me oriz, spinaq me limon * Zamra: një banane * Dakra: mocarela apo djathë të freskët të lopës, sallatë nga perimet e ziera me gjethe të gjelbër, ananas.

DITA E TRETË *

Kafjalli: një gotë kafe elbi me qumësht të lehtë, keks integral * Zamra: frape nga mjalti * Dreka: supë të ftohtë, bukë integrale * Zamra: pjeshka * Darka: peshk i bardhë i zier, brokol të erëzuar me vaj ulliri dhe limon, bukë integrale.

DITA E KATËRT *

Kafjalli: lëng nga karota, petulla me miell integral * Zamra: fara të lulediellit * Dreka: mish pule, sallatë, bukë të zezë * Zamra: pemë apo lëng pemësh * Darka: jogurt, djathë, bukë, sallatë.

DITA E PESTË *

Kafjalli: qumësht, margarinë, xhem, bukë të zezë * Zamra: pemë * Dreka: bizele, bukë, sallatë * Zamra: lëng nga pemët dhe perimet * Darka: perime të ziera, peshk, sallatë, bukë të zezë.

DITA E GJASHTË *

Kafjalli: lëng nga pemët dhe perimet, bukë e thekur, margarinë * Zamra: sallatë me pemë * Dreka: rriska të sojës, spinaq me patate, sallatë, bukë * Zamra: pemë * Darka: picë me perime.

DITA E SHTATË *

Kafjalli: qumësht, drithëra * Zamra: akullore * Dreka: lakër me mish, bukë integrale, sallatë nga panxhari * Zamra: kafe e bardhë * Darka: perime të ziera, mish, sallatë, bukë.

(Kosova Sot Online)