Astrologia Meri Shehu :Jeta juaj shumë shpejt do ndryshojë, çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju

  • 27 June 2019 - 10:52
Astrologia Meri Shehu :Jeta juaj shumë shpejt do ndryshojë, çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Gjate kësaj dite nuk do lejoni për asnjë arsye qe partneri te beje atë e mendon dhe t’iu lere pas dore. Do i vendosni pikat mbi “i” dhe do merrni vendime te rëndësishme. Beqaret do kenë taktiken e duhur për te vepruar e për te bere për vete atë qe pëlqejnë. Sektori i financave nuk do jete i shkëlqyer megjithatë mire është te mos merrni para borxh. Situate ne ndonjë moment mund t’iu dale jashtë kontrollit.

DEMIPërfitoni nga ambienti i qete qe mbizotëron ne jetën tuaj sot për te folur me hapur me partnerin e për te marre disa vendime te rëndësishme për te ardhmen. Jeta juaj shume shpejt do behet me e bukur. Beqaret nuk duhet te ecin me rregulla strikte, por duhet te bëjnë atë qe do ndiejnë. Me financat duhet te jeni sa me vigjilente dhe keni për ta pare qe gjendja do mbetet e kënaqshme.

BINJAKET

Dite e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo çast do jete i begate dhe i mbushur me kënaqësi. Beqaret do jene te kënaqur me jetën qe bëjnë dhe nuk do kërkojnë ndryshime te menjëhershme. Ata do i marrin gjerat dalëngadalë. Nëse para pak kohësh çështjet financiare kane qene delikate, sot nuk do jete rasti.

GAFORRJA

Dite e mbushur me debate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kapen pas disa gjërave te gabuara dhe sa vjen situata do ndërlikohet. Me mire te qëndrojnë pak larg. Beqaret do fillojnë një aventure edhe pse nuk do e dine si do shkoje ajo. Ne planin financiar do vendosni ekuilibrin dhe do ndiheni me te qete. Këshillat qe ju kane dhënë te afërmit ju kane bere mire.

LUANI

Mjedisi yjor do ketë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift sot. Do jeni shume me te përkujdesur dhe me te dashur me atë qe keni ne krah dhe gjithë kohës do ndiheni te plotësuar. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi, njohje dhe gjera te reja. E mira është qe te mos nxitohen për asgjë. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu japin miqtë sepse do jene te vyera.

VIRGJERESHA

Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit sepse do i zgjidhni qe ne mëngjes problemet qe keni pasur. Pasditja dhe mbrëmja kane për te qene plot ngjyra. Beqaret nuk duhet te kenë turp për t’i shprehur pëlqimet e tyre. Po priten gjate kane për t’i humbur ata. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni ne mënyrë qe t’iu qëndroni larg problemeve.

PESHORJA

Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe ne çdo moment do përjetoni emocione te forta. Yjet do i keni gjithë kohës ne krah. Beqaret me mire le te presin edhe pak dite para se te hedhin hapa sepse dite me te bukura priten te vijnë. Financat do jene edhe me te mire nga me pare kështu qe do mund te kryeni pa frike edhe disa investime me tepër nga zakonisht.

AKREPI

Dite mjaft e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe se bashku do kaloni edhe çaste interesante. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Do ju duhet te presin edhe pak kohe për te bere ndryshimet e ëndërruara. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe do ju dalin paratë për çdo gjë qe do ju duhet.

SHIGJETARI

Venusi do ju ndihmoje t’i zgjidhni me lehtësisht problemet qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe ne mbrëmje do jeni shume me te qete. Beqaret ka gjasa qe te kenë edhe dashuri me shikim te pare, prandaj e gjithë rrjedha e gjerave do ju ndryshoje për mire. Financat do jene ne gjendje goxha te mire, por për fat te keq ju nuk do i matni shpenzimet qe do kryeni, prandaj shume shpejt ato do dobësohen.

BRICJAPI

Nëse jeni ne një lidhje, sot do kaloni vetëm çaste te bukura dhe emocionuese ju te dashuruarit. Yjet do mendojnë edhe për detajet me te vogla ne mënyrë qe te mos ndieni asnjë mungese. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa pasi jo çdo gjë qe duhet e bukur ne pamjen e pare është e tille ne te vërtetë. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla.

UJORI

Ndjenjat qe keni për partnerin tuaj do jene te zjarrta sot dhe do i shprehni gjithë kohës. Duhet te bëni vetëm pak kujdes me xhelozinë e cila mund te shkatërrojë gjithçka nëse teprohet. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa ne planin sentimental. Me financat do jeni me te përgjegjshëm dhe me te kujdesshëm se me pare. Situata nuk do jete aspak problematike.

PESHQIT

Dite e ngrohte dhe pa asnjë mosmarrëveshje do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Zemra juaj do ndihen mire ne çdo moment. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja nëse duan ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Ka gjasa qe ai te jete shume pranë, por ata ende nuk e kane kuptuar. Financat nuk do jene te shkëlqyera kështu qe kujdes me çdo shpenzim.

(Kosova Sot Online)