Si të hiqni qimet nga fytyra me maskat natyrale?

  • 07 July 2019 - 16:48
Si të hiqni qimet nga fytyra me maskat natyrale?

Ah, këto qime… do të ishte mirë sikur mos të ishin fare dhe të mos mendohet fare si t'i hiqni njëherë e përgjithmonë. Qime në këmbë, në duar, në zonën intime ... Ekzistojnë metoda të ndryshme përmes të cilave mund t'i hiqni qafe. Dyllë, rruarje, heqje me laser, njëjtë, por kryesorja që në fund të ditës të jeni të kënaqur, të keni lëkurë të butë e të pastër. Por, çfarë të bëhet me qimet në fytyrë? Si t'i hiqni qafe? Pos shumë tretmanëve nga sallonet e ndryshme, ekzistojnë edhe maska natyrale që mund t'i përgatisni përmes ushqimeve të caktuara.

Nga përbërësit ju nevojitet mjaltë dhe bollgur. Nevojitet të përzieni dy lugë mjaltë dhe dy lugë bollgur. I përzieni bashkë derisa të krijoni një masë kompakte. Maskën duhet ta aplikoni në fytyrë dhe ta pini për 15 minuta, duke bërë masazh e hiqni nga fytyra dhe shpëlani me ujë të ftohtë. Këtë tretman duhet ta aplikoni çdo të dytën ditë, e kur ta vëreni se keni rezultate, mund ta rralloni një herë ose dy herë në javë. Pos mjaltit, mund ta përdorni edhe vezët. Nevojitet të përzieni një lugë miell misri me të bardhët e një veze, një lugë sheqer dhe e vendosni në fytyrë. e lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të vakët. 

(Kosova Sot Online)