Në lëkurë vërehen emocionet: Stresi shkakton puçrrat, ndërsa zemërimi skuqjen

  • 08 July 2019 - 09:03
Në lëkurë vërehen emocionet: Stresi shkakton puçrrat, ndërsa zemërimi skuqjen

Disponimi ndikon në tenin e lëkurës. Kështu, buzëqeshja zbut pasojat e dermatitit, stresi shkakton aknet dhe psoriazën, ndërsa adrenalina ndjeshmërinë e lëkurës.

Zemërimi shkakton skuqjen e lëkurës

Pos reaksioneve alergjike dhe të ngrohtit veror, skuqjen e lëkurës mund ta shkaktojnë edhe emocionet. Në rastet më të shpeshta e shkakton zemërimi i grumbulluar me kohë, duke krijuar presion të lartë dhe duke shkaktuar irritimin e lëkurës. Zemërimi shkakton lirimin e kortizolit dhe adrenalinës në gjak, që më pas shkakton skuqjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Stresi shkakton aknet

Stresi nxit sekretimin e kortizolit, i cili mund të shkaktojë dermatitin, psoriazën dhe aknet. Ai po ashtu nxit sekretimin e vajrave natyrale që shkaktojnë shfaqjen e puçrrave, e sidomos është më e theksuar te njerëzit që vuajnë nga aknet. 

Adrenalina shkakton skuqjen e lëkurës

Valët e adrenalinës janë fajtore për skuqjen në fytyrë dhe ndjeshmërinë e shtuar të lëkurës. E skuqura shfaqet gjatë zgjerimit të enëve të gjakut dhe fluksit të madh të gjakut, përderisa këtë dukuri mund ta zbusë vendosja e akullit në gojë.

Depresioni ndërlidhet me ekzemën

Traumat dhe problemet mund ta shtojnë rrezikun për t’u prekur nga ekzema, kanë vërtetuar ekspertët gjermanë. Po ashtu, kjo është sëmundje e lëkurës, më e shpeshtë te ata persona që vuajnë nga depresioni.

Buzëqeshja zbut pasojat e dermatitit

Buzëqeshja dobishëm ndikon në lëkurë, pasi që forcon qarkullimin e oksigjenit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Buzëqeshja pakëson nivelin e hormoneve të stresit, kortizolit, duke shtuar hormone të lumturisë. Studimet japoneze kanë vërtetuar se pasojat e dermatitit qetësohen pas vetëm dy orëve buzëqeshjeje.

(Kosova Sot Online)