Si ta parandaloni fërkimin e pjesës së brendshme të kofshëve

  • 22 July 2019 - 14:28
Si ta parandaloni fërkimin e pjesës së brendshme të kofshëve

Fërkimi i pjesëve të brendshme të kofshëve është realitet jo komod për shumicën e vajzave, por kjo nuk nënkupton se kjo gjë nuk mund të ndalohet.

Kur jemi duke ecur, fërkimi i kofshëve dhe temperaturat e larta të ditës shpeshherë rezultojnë në të pashmangshmen: acarim dhe skuqje të lëkurës.

Por, çfarë mund të bëni për ta parandaluar këtë?

Sipas ekspertëve, zgjidhja është e thjeshtë dhe përfshin një produkt i cili veçse mund të jetë në shtëpinë tuaj: deodoranti “roll-on”.

Aplikimi i këtij deodoranti në pjesën e epërme të kofshëve funksionon si lubrifikues, që nënkupton se kofshët thjesht rrëshqasin te njëra-tjetra.

Ky truk është mirëpritur mjaft mirë në rrjete sociale, ku shumë persona që e kanë testuar kanë thënë se ka funksionuar dhe se ua ka ndryshuar jetën për mirë.

(Kosova Sot Online)