Përdorimi i ujit të orizit që lidhet me bukurinë e lëkurës dhe flokëve

  • 08 August 2019 - 09:35
Përdorimi i ujit të orizit që lidhet me bukurinë e lëkurës dhe flokëve

Nga Lindja e largët,  rutina e kujdesit të lëkurës, është një nga gjërat më të mira që mund të adoptojmë! Vajzat aziatike shquhen për lëkurën e butë e të bardhë si porcelan e duket se ato kanë gjetur “burimin e bukurisë së përjetshme”!

Por nëse deri tani e keni kërkuar te kremrat apo serumet , ju sugjerojmë të hidhni sytë tek produktet apo ushqimet që gjenden në çdo shtëpi.

Uji i orizit është receta popullore kineze që gjen përdorim të gjerë në rutinën e kujdesit të lëkurës, por më poshtë do të tregojmë se si mund ta përdorni edhe për flokët. Uji i orizit është i pasur në amino-acide, vitamina B , E, minerale dhe antioksidantë!

Me përdorimin e rregullt të ujit të orizit, ju do të shihni sesa më të butë, e të fortë njëkohësisht do të jenë flokët tuaj.

Receta e përgatitjes së ujit të orizit është shumë e thjeshtë nga se mendoni. Ajo që duhet të bëni është thjesht të lini dy lugë oriz gjysmë ore në një gotë me ujë e ta lini të pushojë për 24 ore. Më pas, kulloni orizin dhe lëngun përdoreni për flokët.  Mjafton të shpëlani flokët me këtë ujë e ta mbani në flokë për disa orë. Kur ta shpëlani ujin e orizit rekomandohet vetëm me ujë dhe jo me shampo.

Uji i orizit mund të përftohet nga zierja e dy gotave ujë dhe një gote oriz me nxehtësi të ulët për rreth 20 minuta.

Ujë tonik

Uji i orizit mund të zvogëlojë poret, mbron lëkurën nga rrezet UV dhe pastron lëkurën nga qelizat e vdekura.

Lyeni një top pambuku në ujin e orizit dhe aplikojeni direkt në fytyrën tuaj. Sigurohuni që fytyrën ta keni të pastër nga makeup-i pasi ky produkt duhet të jetë i fundit që duhet vendosur në lëkurë.

Uji i orizit mund të zbehë gjithashtu shenjat e akneve. Ndonëse ky ujë nuk trajton aknet apo puçrrat, ka vetinë t’i rikthejë lëkurës pigmentin natyral duke zbehur skuqjen. Uji i orizit përmban disa vitamina dhe minerale që mund të shërojnë dhe rinovojnë lëkurën nga nga brenda jashtë.

Balsam

Nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, mund të provoni të shpëlani flokët me ujë orizi në vend të balsamit.

Për këtë trajtim bukurie, ju duhet që larjen e fundit ta bëni me ujë orizi e ta lini për disa minuta. Këtë gjë mund ta përsërisni 3 herë në javë. 

(Kosova Sot Online)