7 këshilla inspiruese nga ikona e bukurisë Marlyn Monroe

  • 10 August 2019 - 08:58
7 këshilla inspiruese nga ikona e bukurisë Marlyn Monroe

BËNI QË FYTYRA JUAJ TË SHKËLQEJË! 
Sipas disa raporteve, Marilyn-i kremin e hormoneve e kishte përdorur në fytyrën e saj, që kishte krijuar një shtresë të butë për flokët e saj të ngjyrosura. Në fotografi dhe para kamerës, ajo ishte paraqitur me këtë krem, që kishte bërë që ajo gjithmonë të dukej se po rrezatonte dhe po shkëlqente. Mos shkoni ju aq larg, por një nga këshillat nga Marilyn Monroe është ta bëni veten tuaj të shkëlqeni. 

THEKSONI VIRTYTET E VEÇANTA! Një nga theksimet e famshme të Marilyn-it ishte përqafimi i dallimeve, sepse sipas saj, ishin pikërisht ato që e bënin të bukur. Pra, në vend se të provoni të dukeni rehatshëm sikurse edhe të gjitha femrat përreth jush, theksoni atë që ju bën të dukeni e bukur dhe unike, në mënyrën që askush nuk mundet ta bëjë. Faleminderit Marilyn!

LUFTONI ME ATË QË KENI! Marilyn-i vdiq para se të plakej, por njëherë kishte thënë se dëshironte të plakej pa tërheqje të fytyrës. Me siguri se do të shokohej me procedurat që do të duhej t'i kapërcente tani, por me sa duket ajo kishte vendosur që të mos ndryshonte me operacione plastike, por të mbetej saktësisht ajo që ishte. Pra, mos bini pre e idesë se duhet të dukeni si 20 vjeçe kur jeni 50. Përqafoni ndryshimet tuaja me plakjen. Është bukur. 


PËRDORNI HIDRATUES! Përdorimi i hidratuesve do të thotë të keni një lëkurë të hidratuar. Kjo do të thotë se lëkura do të duket më e freskët, më e shëndetshme, rrezatuese dhe kjo është gjithçka që të gjithë e dëshirojmë, apo jo? Kështu që sigurohuni të vendosni hidratues nëpër krejt trupin, së paku një herë në ditë. 

VINI BUZËKUQ TË KUQ! Që të gjithë ne kemi parë fotot e mahnitshme të Marilyn-it me buzët e saj të kuqe. Shumë lehtë do ta kishte të mos e përdorte, e edhe ju mund ta bëni të njëjtën gjë. Jo çdo e kuqe do të ketë efekt. Ekspertët e grimit sugjerojnë ta konsideroni nuancën e lëkurës dhe ngjyrën e syve tuaj kur ta zgjidhni të kuqen. Vini të kuqen e vërtetë nëse keni sy të kaltër, të kuqe të portokalltë nëse sytë tuaj janë me ngjyrë kafe të lehtë dhe nuanca të manaferrave në të kuqe nëse sytë tuaj janë të errët kafe. 

E MREKULLUESHME, PA MARRË PARASYSH MADHËSINË Një nga thëniet e famshme të Marilyn Monroe-s është: "…ju jeni e bukura". Ajo ju kishte thënë vajzave se mund të jenë të shkëlqyeshme në të gjitha madhësitë dhe numrat. Pra, pa marrë parasysh numrin e pantallonave, vetëm mbani mend se dukeni për mrekulli. Mbi të gjitha, Marilyn kishte madhësinë 14 dhe askush bukurinë e saj nuk e kishte vënë në pikëpyetje.

VISHUNI PËR FORMËN E TRUPIT TUAJ! Jemi të sigurt se kishte ditë kur Marilyn-i kishte veshur rrobat e saj të vjetra, sikur të gjithë ne. Sido që të jetë, ajo gjithmonë dukej si më së miri. Ajo gjithmonë kishte thënë se veshjet e femrave duhet të jenë "aq të ngushta sa të tregojnë se jeni femër, por të gjera mjaftueshëm për të treguar se jeni një zonjë".

(Kosova Sot Online)