Shkenca tregon se cila është pjesa më e rëndësishme e fytyrës tuaj

  • 06 October 2015 - 21:56
Shkenca tregon se cila është pjesa më e rëndësishme e fytyrës tuaj

Cila veçori e bën fytyrën të dallohet? Përderisa logjika juaj do të supozojë hundën, sytë, gojën, janë vetullat që e kanë vlerën më të madhe.

Përtej funskionit të tyre të filterimit të pluhurit, ndyrësisë dhe djersës që mund të futen në sy, vetullat kanë edhe rëndësi të madhe sociale për shprehjet e ndjenjave si dhe për identifikimin e fytyrës.

Fascinimi ndaj vetullave kohëve të fundit nuk na habit. Të gjithë i dëshirojmë harqet perfekte, ndërsa këtë mundohemi tia arrijmë edhe përmes stimulimit të rritjes së qimeve madje edhe me transplantim të flokëve.

Obsesioni me harqet tona është i arsyeshëm pasiqë ato janë një pjesë e rëndësishme e fytyrës. Një studim në të cilin njerëzve u janë treguar 25 foto me yje filmi pa vetulla, e më pas 25 foto të tyre pa sy. Pjesmarrësit kanë arritur të identifikojnë 56% të yjeve pa sy e vetëm 46% të yjeve pa vetulla. Përfundimi? Vetullat janë më të rëndësishëm se sytë në lënien e përshtypjes, transmeton femra.net