Këshilla për femrat që i duan qerpikët artificialë

  • 15 August 2019 - 18:41
Këshilla për femrat që i duan qerpikët artificialë

Nëse keni menduar të eksperimentoni me qerpikë artificialë, atëherë lirisht mund ta bëni një gjë të tillë, pasi që edhe nëse keni dëgjuar që qerpikët artificialë i shkatërrojnë ata natyralë, duhet ta dini që një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Gjithsesi, qerpikët artificialë duhet aplikuar me shumë kujdes dhe në mënyrë të saktë. Nëse e aplikoni ngjitësin në qepallën e syve, është e rëndësishme që ta mbani sa më larg syve, për t'i shmangur irritimet potenciale. Për më tepër, kërkojeni ndihmën e një artisti me eksperiencë në ngjitjen e qerpikëve artificialë, pasi që të tjerët mund ta vendosin një fije qerpik sintetik në 3-4 fije të qerpikëve natyralë, gjë kjo që shkakton ngjitjen e tyre dhe krijohet efekti i kundërt me atë që e dëshironi. Për më tepër, mos i prekni qerpikët vazhdimisht me dorë dhe kurrsesi mund u mundoni t'i largoni ata vetë, pasi që në këtë mënyrë mund t'i hiqni edhe qerpikët natyralë.

KËSHILLA:

Meqë qerpikët artificialë ngjiten në ata natyralë, ata bien në mënyrë natyrale, për shkak të ciklit të rritjes së qerpikëve natyralë. Andaj, është e rëndësishme që t'i ndërroni ata çdo 3-4 javë. Për ta parandaluar dëmtimin e qerpikëve artificialë, përdorni toptha pambuku dhe produkt për largimin e grimit, që nuk përmban vaj.

(Kosova Sot Online)