
Lexoni edhe:
Gjykata Kushtetuese ua la rrugën hapur partive që të vazhdojnë me avazin e deritanishëm
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Zgjedhjet parlamentare detyrojnë të gjithë deputetët të konstituojnë Kuvendin, veçanërisht partinë fituese, meqë populli e ka rreshtuar si partinë fituese, pa i harruar edhe partitë me rezultat minor. Realisht, në disa argumente kryeministri Kurti edhe kishte të drejtë në elaboratin e tij në relacion me situatën aktuale, pasi qytetari përmes votës ka ngarkuar krejt parlamentarët t’i konstituojnë organet e shtetit.
Gjykata Kushtetuese ua la rrugën hapur partive që të vazhdojnë me avazin e deritanishëmLexoni edhe:
-Në këtë situatë, mendoj se fajin për këtë ngërç e zotëron opozita, që përmes inatit individual apo parcial po arrin të shkaktojë humbje kolektive, duke çuar kështu në papjekuri të madhe demokratike. Subjekti fitues ka propozuar një emër si kryeparlamentar (që tregon se ka vepruar institucionalisht), që është dashur të votohet nga partitë opozitare, për t’i dhënë shkas formimit të organeve të tjera, në këtë rast qeverisë. Por faji nuk minimizohet apo atribuohet ndonjë autoriteti ai kërkon urgjentisht përgjigje adekuate.
Mendoj se mosvotimi është dëshirë për ta dobësuar Albin Kurtin personalisht. Edhe pse zyrtarisht është në lojë emri i Albulena Haxhiut, shumë në opozitë e shohin këtë proces si një mënyrë për të dëmtuar autoritetin politik të Albin Kurtit, për ta detyruar atë të tërhiqet ose të bëjë lëshime që nuk i dëshiron, si dhe për ta vendosur atë në pozitë të pafuqishme përballë opinionit publik. Pra, mosvotimi i Haxhiut nuk është personal, por simbolik: është goditje për Kurtin.
E nëse votohet Albulena Haxhiu, ky mund të shihet si hapi i parë drejt stabilizimit të shumicës së re të Vetëvendosjes qoftë me minoritetet, qoftë me ndonjë pjesë të PDK-së apo deputetë individualë. Prandaj, opozita nuk dëshiron t’i japë LVV-së një avantazh institucional që do t’ia lehtësonte rrugën drejt formimit të qeverisë.
Për fund, them se refuzimi për ta votuar Albulena Haxhiun është një manovër e thellë politike, ku lojalitetet personale, hakmarrja politike, lufta për dominim institucional dhe kalkulimet për zgjedhje të reja kanë shumë më shumë peshë sesa çfarë thuhet publikisht për “konsensus” ose “kandidat të papranueshëm”. Në thelb, kjo nuk është refuzim ndaj një individi – por një betejë për kontrollin e fazës së ardhshme politike në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".