Dhjetë pyetje të cilat shumica e femrave turpërohen ti shtrojnë

  • 21 gusht 2019 - 15:07
Dhjetë pyetje të cilat shumica e femrave turpërohen ti shtrojnë

Shumica e femrave kalojnë shumë kohë dhe harxhojnë shumë para duke u përkujdesur për bukurinë e tyre, dhe në shumicën e rasteve pyesin njëra-tjetrën për rutinën e bukurisë. Megjithatë, disa pyetje shumë femra nuk kanë arritur t'i shtrojnë, pasi që janë ndier të turpëruara. Përgjigjet e disa prej këtyre pyetjeve mund të gjenden më poshtë.

PSE KAM QIME NË MES TË VETULLAVE?

Të gjithë e dimë që disa njerëz kanë qime në pjesën e epërme të hundës, që bën të duket sikur kanë vetëm një vetull. Në fakt, ky është një lloj çrregullimi i vogël gjenetik që është i trashëgueshëm, derisa largimi i qimeve me piskatore është zgjidhje e përkohshme e problemit. Laseri mund të përdoret si zgjidhje e përhershme.

PSE KUNDËRMOJ AROMË TË KEQE NGA GOJA?

Disa njerëz kundërmojnë aromë të keqe nga goja e tyre, përkundër faktit që i pastrojnë dhëmbët nga tri herë në ditë. Në rastet e tilla, ka mundësi që ushqimi që ata konsumojnë të jetë shkaktari i aromës, andaj duhet provuar nëse shmangia e disa ushqimeve ndikon pozitivisht, nëse jo, duhet konsultuar dentistin.

PSE MË IRRITOHET LËKURA NGA ZHILETI?

Shenjat nga zhileti shfaqen në rastet kur qimet kthehen dhe rriten në lëkurë. Mënyra më e mirë për parandalimin e tyre është shmangia e përdorimit të zhiletit. Megjithatë, nëse nuk preferoni trajtimin me laser apo me dyllë, përdorni një lloj xheli të trashë dhe përdorni zhiletin teksa jeni nën dush.

PSE MË NXIHEN DHËMBËT?

Nëse jeni konsumuese e kafesë, çajit, pijeve të gazuara apo të verës së kuqe, atëherë sapo e morët përgjigjen. Mënyra më e mirë për zbardhimin e dhëmbëve është pastrimi i shpeshtë i tyre dhe shmangia e përdorimit të këtyre pijeve. Nëse gjendja është e rëndë, caktoni një termin tek dentisti për zbardhimin e tyre.

PSE THEMBRAT E MIA JANË TË VRAZHDA?

Shumica e njerëzve kanë kallo në thembrat e këmbëve të tyre. Shtresat e trasha të lëkurës së vdekur grumbullohen në atë pjesë për të mbrojtur këmbët tuaja nga presioni i ecjes. Megjithatë, nëse jeni duke planifikuar të mbathni sandale dhe nuk i dëshironi shenjat e verdha në këmbë, atëherë futni këmbët në ujë të vaktë dhe gërryeni me ndonjë objekt të vrazhdë. Edhe kremrat e ndryshme në barnatore mund të funksionojnë.

PSE DJERSITEM KAQ SHUMË?

Djersët freskojnë trupin tuaj në mënyrë që trupi juaj të mos nxehet së tepërmi. Megjithatë, nëse ju djersiteni edhe në rastet kur vetëm rrini ulur në një dhomë të freskët, atëherë duhet të konsultoheni me doktorin. Njëra nga arsyet mund të jetë "hyperhidrosis", gjë që nuk është fare e rrezikshme, mirëpo mund të jetë shumë e bezdisshme.

NDIHMË, PO MË BIEN FLOKËT!

Rënia e flokëve tek femrat është shumë më e zakontë sesa që mund ta keni menduar dhe arsyeja më e shpeshtë e rënies së flokëve është problemi me hormone. Andaj, pas konsultës me doktorin, me shumë gjasë do ta kuptoni që ilaçet për stabilizimin e hormoneve mund të jenë zgjidhje për problemin tuaj.

PSE DIKUSH THINJET MË HERËT?

Nëse nuk keni mbushur 40 vjet dhe gjysma e flokëve ju janë zbardhur, atëherë flokët tuaj janë duke u thinjur para kohe. Nganjëherë ndodh që thinja e hershme e flokëve të vijë si pasojë e ndonjë çrregullimi të pigmenteve, mirëpo zakonisht ju duhet t'i falënderoni prindërit për gjenet që keni trashëguar. Megjithatë, thinjat nuk tregojnë që jeni duke u plakur më herët.

A KA NDONJË ZGJIDHJE PËR LARGIMIN E CELULITIT?

Celuliti është një shtresë normale e yndyrës nën lëkurë, i cili nganjëherë mund të fshihet përmes ushtrimeve për formësimin e muskujve. Megjithatë, nëse jeni duke kërkuar zgjidhje më të shpejtë para se të dilni me pantallona të shkurtër, përdorni kremra për disa nuanca më të mbyllëta se ngjyra e lëkurës suaj, pasi që celuliti është më pak i dukshëm në lëkurën me ngjyrë më të errët. 

PSE SHFAQEN DISA SHENJA NË LËKURË?

Pasi që të lindni ose në rastet kur humbni peshë në lëkurën tuaj shfaqen disa lloj vijash, të cilat nuk i keni pasur më herët. Këto lloj vijash, apo shenjash, zakonisht shfaqen në pjesën e stomakut, gjoksit apo në vithe. Fatkeqësisht, kremrat nuk ju ofrojnë zgjidhje për këtë problem dhe largimi i tyre mund të bëhet vetëm me laser. 

(Kosova Sot Online)