Dëshironi të keni qerpikë, që të gjithë t'ua kenë zili

  • 31 August 2019 - 15:07
Dëshironi të keni qerpikë, që të gjithë t'ua kenë zili

Rritja natyrale e qerpikëve mund t'ju ndihmojë në kursimin e shumë parave! Nëse keni qerpikë të gjatë, kush thotë se keni nevojë të shpenzoni në shumë maskarë? E tëra që ju duhet të bëni është të ndiqni këto këshilla për rritjen më të shpejtë të qerpikëve.

Rritja natyrale e qerpikëve mund t’ju ndihmojë në kursimin e shumë parave! Nëse keni qerpikë të gjatë, kush thotë se keni nevojë të shpenzoni në shumë maskarë? E tëra që ju duhet të bëni është të ndiqni këto këshilla për rritjen më të shpejtë të qerpikëve

1. Krihni qerpikët!

Kjo është njëra nga këshillat më të pazakonta, pasi që, me shumë gjasë, shumë pak femra kanë provuar t’i krehin qerpikët e tyre, mirëpo krehja e qerpikëve është një shprehi shumë e mirë, pasi që ndihmon në rritjen më të shpejtë të tyre.

2. Vazelina

Në vend se të shpenzoni shumë para në produktet që nxijnë lëkurën përreth syve tuaj, provoni diçka të shpejtë dhe të efektshme. Një sasi shumë e vogël e vazelinës, e vendosur në pjesën e qepallave të syve para se të shkoni në shtrat, do t’ju ndihmojë në rritjen më të shpejtë të qerpikëve. Efekti i saj është paksa i vonuar, mirëpo funksionon gjithsesi.

3. Provojini maskarat speciale!

Maskarat e veçanta, të cilat ndihmojnë në gjenerimin më të shpejtë të qimeve të qerpikëve, mund të kushtojnë pakëz më shtrenjtë, mirëpo në fund, ju do të jeni ajo që fitoni, pasi që kur qerpikët tuaj do të jenë rritur mjaftueshëm, ju nuk do të keni nevojë të shpenzoni shumë para në maskarë.

4. Vaji i ullirit!

Vaji i ullirit është njëri nga miqtë më të mirë të qerpikëve, pasi që u ndihmojnë atyre që të rriten shumë shpejt. Veproni me vajin e ullirit njëjtë sikur me vazelinës, ndonëse efekti i vajit mund të jetë më i shpejtë.

5. Bëjuni masazh kapakëve të syve!

Nëse nuk i trajtoni siç duhet, qerpikët mund të bien dhe mund të bëhen shumë të brishtë. Njëri nga trajtimet më të mirë për qerpikët është masazhimi i kapakëve të syrit.

6. Maskara zgjatëse

Përfundimisht, nëse assesi nuk arrini ta stimuloni rritjen e qerpikëve, gjithmonë ekziston një maskarë që zgjat qerpikët tuaj, e që mund t’ju ndihmojë shumë.

7. Vitamina E

Rritja natyrale e qerpikëve, përveç ilaçeve të jashtme, i ka edhe ilaçet e tyre të brendshme, konsumimi i vitaminës E është një stimulim i madh për rritjen më të shpejtë të qerpikëve, andaj konsumoni sa më tepër këtë vitaminë çudibërëse.

8. Ushqimi i shëndetshëm

Të ushqyerit me ushqime të shpejta, përveçqë është i dëmshëm për shëndetin tuaj, ndikon në shtimin e kilogramëve të tepërt, luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në dëmtimin e qerpikëve tuaj, duke i bërë ata më të brishtë, andaj mundohuni të konsumoni sa më tepër ushqime të shëndetshme.  

9. Përqendrohuni në proteina!

Nganjëherë ushqimi i shëndetshëm mund të mos mjaftojë, në rastet e tilla ju duhet të përqendroheni në konsumimin e proteinave, pasi që janë proteinat ato që stimulojnë rritjen më të shpejtë të qerpikëve.


(Kosova Sot Online)