Këshilla për përmirësimin e grimit tuaj

  • 02 September 2019 - 15:26
Këshilla për përmirësimin e grimit tuaj

Shumica e femrave zakonisht nuk janë të kënaqura me grimin e tyre, andaj, si rrjedhojë, gjithmonë kërkojnë më tepër. Natyrisht, këshillat për përmirësimin e grimit më së lehti mund të gjenden nëpër ueb-faqet e bukurisë, megjithatë ne kemi përzgjedhur disa këshilla, të cilat mund t'ju ndihmojnë në përmirësimin e grimit tuaj.

KUFIZOJINI BUZËT!

Buzëkuqi dhe shkëlqyesi i buzëve duken bukur, mirëpo nëse kujdeseni për t'i kufizuar buzët tuaja, atëherë do të bëni një diferencë të madhe në dukjen tuaj. Kur kufizoni buzët, ato duken më të mëdha dhe më të definuara. Sigurohuni që lajneri të ketë ngjyrën e njëjtë sikur të buzëkuqit dhe vendosni pak shkëlqim në pjesën e epërme të buzës.

KUJDES ME PËRZGJEDHJEN E BAZËS!

Njëri nga gabimet më të shpeshta sa i përket aplikimit të grimit është përzgjedhja e nuancës së gabuar të bazës, pasi që është me të vërtetë e vështirë të përzgjidhet ngjyra e qëlluar e bazës. Sigurohuni që ta testoni ngjyrën në dritë të diellit, sepse, në të kundërtën, mund të përfundoni duke blerë bazë me nuanca që fare nuk ju përshtaten.

PËRZGJIDHNI NGJYRAT E DUHURA!

Bashkë me ngjyrat e bazës, duhet të keni kujdes edhe me përzgjedhjen e ngjyrave të pjesës tjetër të grimit tuaj. Ngjyrat e hijezuesit, buzëkuqit dhe bojëkuqit luajnë një rol shumë të rëndësishëm për theksimin e syve dhe nuancave të lëkurës.

MOS E TEPRONI!

Një tjetër rregull shumë e rëndësishme për aplikimin e grimit është të kuptuarit e masës së duhur. Përdorimi i tepërt i grimit mund të ndikojë në largimin e bukurisë natyrale. Zakonisht, grimi përdoret për të theksuar dukjen, e jo për të krijuar një dukje të re, andaj kini kujdes dhe mos e teproni me grim.

(Kosova Sot Online)