Shenjat e horoskopit që nuk e pranojnë ndarjen, por luftojnë për dashurinë deri minutën e fundit

  • 18 tetor 2019 - 20:53
Shenjat e horoskopit që nuk e pranojnë ndarjen, por luftojnë për dashurinë deri minutën e fundit

Këto shenja ndoshta abuzojnë pak me këmbënguljen, por është natyra e tyre

Sipas horoskopit dhe analizës së yjeve, të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës, Peshqve dhe Dashit, luftojnë për dashurinë deri në momentin e fundit.

Kur janë para humbjes, vazhdojnë ta provojnë derisa zemra e tyre të shkatërrohet.

Virgjëresha

Durimi i kësaj shenje është si një mur, që nuk thyhet me një goditje të vetme, por pas disa qindrash.

Virgjëresha ka nevojë për këshillën e një miku të mirë në mënyrë që të ndalet në betejën e një dashurie që ka mbaruar ose ka dështuar. Ose para një zhgënjimi ku i duhet të hapë sytë. Përndryshe do të vazhdojë të përpiqet të fitojë zemrën e dikujt që e konsideron special. T’i bësh keq një të linduri në këtë shenjë është mizore… 

Peshqit

Kjo është një nga shenjat më sentimentale të zodiakut, gjë qe bën të jetë shumë këmbëngulëse në dashuri.

Një peshk nuk e di se ç’do të thotë të heqësh dorë nga të luftuarit për dashurinë. Të luash me ndjenjat e tij është një gabim i madh.

Dashi

Është në gjendje të thurë qindra plane e strategji për të bërë dikë që i pëlqen të dashurohet me të. Megjithatë, kjo e bën të abuzojë me intelektin dhe të mos kërkojë diçka spontane.

Dashuria është një forcë që nuk bazohet tek materialet, por ndjenjat. Dashi mund të ketë më shumë sukses në dashuri nëse i shkëmben paratë me gjestet e ngrohta. Megjithatë, nga këto shenja, dashi ‘përgjërohet’ më pak. 

(Kosova Sot Online)