Tri zgjidhje të lehta për problemet gjatë dimrit

  • 28 October 2019 - 10:21
Tri zgjidhje të lehta për problemet gjatë dimrit

Moti i ftohtë pa dyshim që ndikon negativisht në lëkurën tuaj, mirëpo nuk është e thënë që ju t'i vuani pasojat kur ekzistojnë një sërë këshillash për parandalimin e tyre.

PROBLEMET ME BUZË

Nëse keni buzë të çara, provoni t'i trajtoni ato me krem që përmban një për qind hidrokortizon. Ky krem i zbut çarjet në buzë dhe bën që buzët të mbesin më të buta.

TË ÇARAT NË DUAR

Për t'u mbrojtur nga çarjet e duarve gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit duhet që gjatë kohës kur jeni në kontakt me të ftohtin të përdorni dorëza, mirëpo vetëm dorëzat mund të mos mjaftojnë. Profesionistët preferojnë përdorimin e kremit për mbrojtjen e duarve, të paktën një herë në ditë. T

Ë ÇARAT NË THEMBRA TË KËMBËVE

Mënyra më e përshtatshme për të parandaluar çarjet në lëkurën e këmbëve, sidomos në pjesën e thembrave, është nëpërmjet pastrimit të tyre me lëngun e mbetur pas zierjes së drithërave. Bëjeni një gjë të tillë sa herë bëni dush dhe efektet pozitive do t'i vëreni brenda një periudhe shumë të shkurtër.

(Kosova Sot Online)