Jeni dhe ju një prej tyre? Njihuni me 6 gënjeshtarët e horoskopit

  • 30 October 2019 - 11:52
Jeni dhe ju një prej tyre? Njihuni me 6 gënjeshtarët e horoskopit

Ai që nuk ka mëkatuar asnjëherë le të hedhë gurin e parë”. Kjo frazë e thënë nga Jezusi tregon qartë se ne të gjithë kemi tendencë të tundohemi dhe të ndjekim instinktin. As gënjeshtra nuk bën përjashtim. Sipas astrologjisë janë disa shenja që gënjejnë më shumë se të tjerët. Zbulojini cilat janë.

Binjakët- Kjo është shenja më gënjeshtare nga të gjitha. Të lindurit nën këtë shenjë nuk hezitojnë të gënjejnë në çdo lloj rrethane dhe cilindo. Jo më kot ata janë edhe të dyzuar pasi duan t’iu pëlqejnë të gjithëve.

Peshorja- Personat e kësaj shenje janë shumë joshës dhe kanë tendencë të përdorin edhe gënjeshtra për të arritur qëllimet e tyre. Shpesh mund të tregohen edhe hipokritë për të ruajtur miqtë dhe kolegët pas vetes. Sipas tyre gënjeshtrat janë një mënyrë për të rregulluar problemet.

Peshqit- Personat e kësaj shenje do mundohen të gënjejnë përherë për të mos treguar një të vërtetë të ashpër. Ata do bëjnë çdo gjë që të tjerët të mos lëndohen.

Akrepi- Personat e kësaj shenje nuk i mbajnë kurrë premtimet, nuk janë të besueshëm dhe kanë tendencë të akuzojnë dikë tjetër për gjërat e këqija. Për të dalë mirë në sytë e të tjerëve ata nuk do hezitojnë të gënjejnë.

Ujori- Personat e kësaj shenje zakonisht gënjejnë për të shmangur situata konfliktuale. Ata e ndryshojnë shumë pak realitetin për të shmangur përballjet lënduese.

Demi- Personat e kësaj shenje nuk do hezitojnë asnjë sekondë të gënjejnë për të përmirësuar imazhin e tyre dhe për të dhënë përshtypjen se jeta e tyre është tejet interesante.

(Kosova Sot Online)