Krijojeni stilin e syve "smokey" duke përdorur buzëkuqin tuaj!

  • 01 November 2019 - 10:02
Krijojeni stilin e syve

Krijimi i stilit të syve "smokey" është një proces i vështirë për t'u përfunduar në perfeksion, mirëpo nëse i ndiqni këshillat e mëposhtme, atëherë do të dukeni për mrekulli.

1.Fillimisht rregullojeni terrenin, duke krijuar një lëkurë të njomur, e më pas filloni me procedurën e krijimit të stilit të syve "smokey". Fillimisht vendoseni një bazë me ngjyrë më të mbyllët, duke filluar nga skaji brendshëm i syve për të përshkuar gjithë pjesën e kapakëve të syve.

2.Vendosni pak buzëkuq në mollëza të faqeve, mbi kapakët e syve dhe në buzë.

3.Hapi i tretë që duhet të bëni për ta arritur këtë dukje të lehtë është që, duke përdorur një brushë për shpërndarjen e grimit, të shpërndani buzëkuqin e vendosur mbi kapakët e syve dhe në mollëzat e faqeve.

4.Hapi i fundit që duhet bërë është të merrni maskarën tuaj të preferuar dhe më të t'i trajtoni qerpikët. Rekomandohet vendosja e dy deri në tri shtresa maskarë.

(Kosova Sot Online)