Trajtimet e bukurisë, që duhet të bëhen pjesë e rutinës suaj

  • 09 November 2019 - 09:32
Trajtimet e bukurisë, që duhet të bëhen pjesë e rutinës suaj

Sado e zënë që mund të jeni është shumë e rëndësishme që të gjeni pak kohë për veten, duke u kujdesur që të paktën një herë në javë ta shpërbleni veten me këto trajtime, të cilat do t'ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë. 

1. MASKA PËR FLOKË

Kujdesi për flokët është një proces, i cili gjithmonë duhet të jetë pjesë e rutinës suaj të bukurisë, mirëpo është shumë e rëndësishme që të paktën një herë në javë të ndaleni dhe t'i kushtoni më tepër rëndësi flokëve tuaj, duke i trajtuar me një maskë të përshtatshme të flokëve.

2. MASKA E FYTYRËS

Maska e fytyrës është një gjë që femrat duhet ta bëjnë çdo fundjavë, apo çdo ditë tjetër të javës që u përshtatet. Ka aq shumë zgjedhje për maskat natyrale të fytyrës, saqë askush nuk mund të ankohet që nuk mund ta gjejë të përshtatshmen.

3. TRAJTIMI I KËMBËVE

Këmbët janë gjymtyrët e trupit që torturohen më së shumti gjatë ditës. Andaj, si një formë shpagimi për torturimin e vazhdueshëm që iu bëhet, është e rëndësishme që t'i zhysni këmbët në ujë të vakët, të paktën një herë në javë dhe më pas t'i largoni qelizat e vdekura, që zakonisht mblidhen në thembrat e këmbëve.

4. MANIKYRI

Pa marrë parasysh se a e vizitoni sallonin e bukurisë apo kujdeseni vetë për estetikën e thonjve tuaj, është e rëndësishme që të paktën një herë në javë t'ua kushtoni gjysmë ore atyre. Ndoshta thjesht ju duhet të vendosni një shtresë të sipërme, megjithatë trajtimi i përjavshëm i thonjve duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të grimit.

5. NJË DUSH I GJATË DHE I NXEHTË

Një dush i gjatë, apo edhe shtrirja në vaskë të paktën një herë në javë është shumë e rëndësishme për qetësimin e trupit, mirëpo nuk duhet lënë anash as përdorimin e zbutësve natyral, që ju ndihmojnë me largimin e qelizave të vdekura nga trupi.

(Kosova Sot Online)