9 shenja se vuani nga çrregullimi hormonal

  • 15 November 2019 - 15:05
9 shenja se vuani nga çrregullimi hormonal

Ndryshimet më të theksuara në ekuilibrin hormonal të femrave vërehen në moshën dyzet dhe pesëdhjetë vjeçe, por ato mund të vërehen edhe në mesin e viteve të tridhjeta.

SHTIMI NË PESHË

Në mbajtjen e peshës së shëndetshme trupore kryesore janë tre komponentë (stili i jetës, ushqimi dhe aktiviteti fizik), por kjo nuk është e tëra. Një numër i madh i femrave ka një çekuilibër të fshehur hormonal, që vështirëson mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.

DHJAMI NË BEL DHE HUMBJA E MASËS MUSKULORE

Kur sistemi juaj endokrin është nën stres, vjen deri te prodhimi jo i mjaftueshëm i hormoneve tjera (kryesisht të kortizolit). Prandaj, stomaku juaj shndërrohet në depo të dhjamit.

LODHJA

Që pas zgjimit keni nevojë për një "eliksir", i cili ju kthjellë? Detyrimisht duhet të flini pasdite? Ndryshimet e thjeshta në ushqimit, si eliminimi i grurit dhe llojeve tjera të flluskave ju ndihmon në stabilizimin e gjakut në sheqer.

ANKTHET DHE DEPRESIONI

Nuk jeni vetja? Kjo nuk është koha për ilaçe. Ankthet dhe depresioni janë shenjë e çekuilibrit hormonal dhe se jeni nën stres, e kjo do të thotë se nuk kujdesen shumë për trupin tuaj.

PAGJUMËSIA

Kjo fillon ciklin e stresit fizik dhe shton nivelin e rritjes së kortizolit, që në mënyrë të drejtpërdrejtë shkaktojnë çekuilibrin hormonal. Pagjumësia ndikon në të gjitha fushat e jetës dhe është gjendje serioze.

DJERSITJA

Për shumicën e femrave, djersitjet dhe valët me të nxehtë janë shenjë se diçka nuk është në rregull. Kjo nuk është koha kur duhet t'ju qaseni ilaçeve, por të filloni me ditarin e ushqimeve që i hani dhe i pini.

PROBLEMET ME TRETJEN

Gazrat, fryrjet dhe tretja e ngadaltë janë probleme hormonale që ndërlidhen me çekuilibrin hormonal. Këto mund të lidhen me konsumimin e ushqimin e dëmshëm dhe përtypjen jo të mjaftueshme.

DËSHIRA PËR USHQIM

Kur keni konsumuar më shumë se sa që keni nevojë, ktheheni prapa dhe pyesni çfarë ka ndodhur? Këta shkaktarë dhe dëshirë për ushqim dhe pije janë lodhje, adrenalinë dhe rezistencë ndaj insulinës dhe llojeve të ndryshme të çekuilibrit hormonal.

(Kosova Sot Online)