Si ta realizoni stilin e syve 'smokey'

  • 28 January 2020 - 18:02
Si ta realizoni stilin e syve 'smokey'

Për të krijuar stilin e syve 'smokey' nuk është e thënë që të përdoret grim me ngjyrë të errët, pasi që mund ta krijoni këtë stil duke përdorur cilëndo ngjyrë që dëshironi. Natyrisht, mënyra më e lehtë për të krijuar këtë stil është nëse përdorni ngjyra të errëta të grimit.

Përdorni grim me ngjyrë të çeltë në qepallën e brendshme, pastaj filloni ta shpërndani hijezuesin me ngjyrë kafe të çeltë në kapakët e syve tuaj. Pasi që sytë tuaj të keni fituar hijezim me ngjyrë të errët shtoni grim me ngjyrë të hirtë, të zezë apo ngjyrë kafe më të errët. Mirëpo, duhet pasur kujdes që të mos i mbuloni skajet në mënyrë që ngjyra e kaftë e çeltë të shihet. I shtoni dukjes suaj 'eyeliner' me ngjyrë të mbylltë dhe pak maskarë për të shkëlqyer kudo që të shkoni! 


(Kosova Sot Online)