Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Kjo ditë u shënua fillimisht më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara pas një deklaratë nga Partia Socialiste e Amerikës.
Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit, 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e Neë York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
Në këtë ditë protestohet dhe festohet në shumë vende të botës, si dhe organizohen demonstrata dhe evenimente dedikuar grave.
(Kosova Sot Online)