Metodë natyrore e botoksit

  • 31 March 2020 - 12:48
Metodë natyrore e botoksit

Mendoni se ka ardhur koha për botoks? Më mirë provojeni këtë maskë natyrore, e cila, përpos që hidraton, po ashtu largon rrudhat dhe ia kthen lëkurës vëllimin e saj Bëhet fjalë për maskën e gjelbër luteinizuese, me efekt përtëritës.

PËRBËRËSIT

200 g spinaq 200 g lakër jeshile 1/4 të kupës (njësi matëse) vaj ekstra të virgjër të ullirit 1/4 të kupës ajkë të thartë. PËRGATITJA: Zieni shkurt spinaqin dhe lakrën jeshile; Kulloni perimet dhe futni ato në bluarës; Shtoni vaj ulliri dhe ajkën e thartë. Përzieni.

PËRDORIMI

 Këtë maskë të gjelbër vendoseni në fytyrën dhe qafën e pastër. Mbajeni të qëndrojë rreth 8 minuta që ta ketë një efekt maksimal. Shpëlajeni me ujë të vakët, e më pas me të ftohtë, që t'i mbyllni poret. Përdoreni 1 -2 herë në javë. Kjo përzierje mund të qëndrojë rreth një javë në frigorifer.

SI VEPRON KJO MASKË?

Përbërësit kryesorë, të cilët ia japin kësaj maske efektin përtëritës, janë luteina, vitamina E dhe thartira e qumështit. Ekspertët nga Universiteti i Harvardit thonë se efekti i fuqishëm antioksidues i luteinës, e cila gjendet me bollëk në perimet e gjelbra me fletë, përpos syve, mund ta mbrojë edhe lëkurën nga radikalet e lira dhe nga dëmtimet e tjera. Luteina, përpos me anë të gojës, mund të përdoret edhe direkt në lëkurë. Vaji i ullirit që nga kohët antike është përdorë për përmirësimin e bukurisë femërore, sidomos për kujdes ndaj lëkurës. Vaji i ullirit i hidraton dhe ushqen flokët dhe lëkurën. Meqë është i pasur me antioksidues, si dhe me vitaminë E, ai lehtëson eliminimin e toksineve nga organizmi. Ajka e thartë, si dhe të gjitha produktet e tjera të fermentuara të qumështit, përmban thartirën e qumështit, e cila ka ndikim të madh për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. Thartira e qumështit është përbërës i shumë preparateve kozmetike për përkujdesje ndaj lëkurës.

(Kosova Sot Online)