Mësoni ta bëni derisa jeni në shtëpi: Kjo frizurë do të jetë trend i ditëve të ngrohta

  • 01 prill 2020 - 11:09
Mësoni ta bëni derisa jeni në shtëpi: Kjo frizurë do të jetë trend i ditëve të ngrohta

Kemi mjaft kohë ta zotërojmë këtë teknikë

Kur është fjala për modën, vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar janë mbajtur në mend si një ndër periudhat më të bukura dhe më frymëzuese,

Kjo mbase ka të bëjë veçanërisht për frizurat, ndërsa për njërën ndër to parashikohet që të bëhet hiti më i madh gjatë ditëve të ngrohta!

Fjala është për flokët të gjatë deri në supe të ndara në dy pjesë dhe të thara me tharëse flokësh nga jashtë.

Frizurën legjendare femërore kanë filluar ta bartin Pryanka Chopra dhe Olivia Culpo, por nuk i ka rezistuar as diva latine Jennifer Lopez, si edhe as Kim Kardashian.

Deri në verë ka edhe disa muaj, andaj na ka mbetur kohë e mjaftueshme që ta zotërojmë këtë teknikë të bërjes së frizurës deri në perfeksion.

A po ju pëlqen edhe juve.

(Kosova Sot Online)