Çfarë kuptimi kanë ëndrrat intensive që po shohim këto kohë? Ekspertja shpjegon secilën prej tyre

  • 18 April 2020 - 12:13
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat intensive që po shohim këto kohë? Ekspertja shpjegon secilën prej tyre

Po shikoni më shumë ëndrra intensive që kur filloi karantina? Nuk jeni të vetëm.

Ekspertët kanë zbuluar se 2 nga 3 njerëz po përjetojnë ëndrra jashtëzakonisht intensive.

Duket se me jetë më monotone, narrativat e natës bëhen më diverse. Por cili është kuptimi i atyre që shohim kur mbyllin sytë?

Theresa Cheung, autore e librit ‘The Dream Dictionary From A To Z’, zbërthen ëndrrat tona të koronës.

Vdekja e një personi të dashur

Kjo nuk është një parandjenjë por lidhet me faktin se ne e dimë që koronavirusi është një kërcënim.

 Ëndrrat me vdekje tregojnë për funde, por me një fund vjen një fillim tjetër dhe kjo lidhet me ‘vdekjen’ e jetës sonë të dikurshme dhe fillimin e një jete të re shumë më ndryshe pas pandemisë.

Nëse ëndërroni për vdekjen e dikujt që është gjallë mund të ketë dy arsye, ju e keni neglizhuar këtë person ose kërkoni t’i mbyllni marrëdhëniet me atë.

Humbja e një treni ose një takimi

Kjo ëndërr tregon që keni ankth për dikë apo diçka. Atom und të tregojnë se jeni shumë të lodhur.

Nëse humbni një udhëtim mund të tregojë gjithashtu se ndiheni sikur të tjerët po ju lënë mbrapa.

Nuk merrni dot frymë

Kjo është ëndërr që tregon frikën për infektimin me virus. Ëndrra mund të jetë aq reale sa ju ndiheni sikur po përjetoni simptoma.

Këto ëndrra ndodhin në periudha ndryshimi.

Ju ndjek dikush

Këto ëndrra lidhen gjithashtu me frikën nga kontaminimi. Ëndrrat me ndjekje manifestojnë ankthin që kemi në jetë dhe janë një mënyrë për tu përballur me frikëra dhe stresin.

Në vend që të përballeni me situatën ju po vraponi dhe po e shmangni atë. Pyeteni veten se kush po ju ndjek dhe mund të kuptoni më shumë rreth frikërave tuaja.

(Kosova Sot Online)