Si e shëmtoni veten duke vënë ngjyrat e grimit gabim!

  • 13 May 2020 - 15:06
Si e shëmtoni veten duke vënë ngjyrat e grimit gabim!

Fuqia e ngjyrave për një kohë të gjatë ka fascinuar filozofët, psikologët dhe artistët, e studimet kanë treguar se disa ngjyra të caktuara mund të kenë ndikim në kujtesë, produktivitet dhe në gjendjen e përgjithshme të mendjes. Por, a e keni ditur se vënia e ngjyrës së duhur përmes grimit për tonin tuaj të lëkurës, ngjyra e syve dhe e flokëve mund ta rigjallërojë për së miri dukjen tuaj? Analizimi i ngjyrave është proces i përshtatjes së ngjyrave për lëkurën e një personi, çehren, sytë dhe flokët dhe do të mund t'ju ndihmojë të jeni në qendër të vëmendjes për të gjitha arsyet e duhura. Analistët e ngjyrave besojnë se ngjyra e duhur mund ta transformojë mënyrën e dukjes sonë dhe ndiejmë si na shikojnë të tjerët. "FeelUnique.com" ka kompletuar një kuiz që ju ndihmon të punoni me përmirësimin e ngjyrave, ta përshtatni tenin tuaj dhe të dukeni bukur.

HAPI 1: NUANCA TË FTOHTA APO TË NGROHTA?

Hapi i parë për analistët e ngjyrave është përcaktimi i nuancave. Për ta bërë këtë, vëni pak krem bazë pink në njërën faqe dhe edhe pak krem të verdhë në tjetrën. Cila përzihet? Nëse ajo pink, keni tone të ftohta, që është tip veror ose dimëror. Nëse e verdhë, keni tone të ngrohta, që është tip pranveror ose vjeshtor.

HAPI 2: E ERRËT OSE E NDRITSHME?

Tani e dini se posedoni nuanca të ftohta apo të ngrohta, duhet ta përcaktoni shkëlqimin tuaj (të thellë apo të ndritshëm) të syve tuaj dhe ngjyrës natyrale të flokëve për ta përcaktuar se cilit "sezon" i takoni. Nëse keni nuanca të ftohta dhe flokë të errët dhe sy, jeni tip dimëror. Nëse keni flokë ngjyrë të lehtë kafeje dhe sy të gjelbër, jeni tip veror. Nëse keni nuanca të ngrohta dhe flokë të kuqe dhe sy ngjyrë kafeje, jeni tip vjeshtor, e nëse keni flokë të verdhë me sy të kaltër, jeni tip pranveror.

HAPI 3: REZULTATET

Tani kombinoni rezultatet për të parë se cili sezon ju përshtatet më së miri. Me ngjyrat e duhura, sytë tuaj, lëkurën dhe flokët, do të shkëlqeni. Mangësitë duhet të reduktohen dhe ju duhet të shkëlqeni. Ja si ta komplimentoni "sezonin" tuaj për efekt maksimum.

PRANVERË

Nëse keni fytyrë të ngrohtë - që është tipike për flokë të verdhë dhe sy të kaltër - lëkura juaj duhet të jetë e pastër, e ngrohtë dhe e mrekullueshme. Duhet të përcaktoheni për "smokey eyes" të butë, me ngjyrë kafeje dhe të përhimë. Për buzët tuaja, ajo pink dhe e kuqe do të komplimentojnë ngjyrat tuaja në përsosmëri.

VERË

Nëse faqet i keni vjollcë kur i skuqni ato dhe keni flokë të verdhë apo ngjyrë të mesme kafeje dhe sy të kaltër, vera është sezoni juaj. Faqet vjollcë pink, sy të errët kafeje dhe të thellë të kaltër dhe buzëkuqit pink do ta rregullojnë dukjen tuaj.

VJESHTË

Me lëkurë të pastër dhe të mesme kafe deri te flokët e zezë dhe ngjyrë lajthi, sy ngjyrë ulliri apo të gjelbra të ngrohta. Përcaktohuni për ngjyrë të pasur kafeje në qerpikët tuaj, apo kremra të ndritshëm nëse ajo kafeje është e rëndë. Për buzëkuq dhe shkëlqim buzësh, ngjyrat e kuqe të thella mirë i përshtaten dukjes suaj.

DIMËR

Dukja përfundimtare është dimri, që u përshtatet femrave me flokë të mesme hiri dhe flokë të zezë apo sy të gjelbër të ftohtë. Kur aplikoni hijen e syve, përcaktohuni për "smokey eyes" të zi apo më të lehtat e pink. Buzëkuqi me flluska apo shkëlqimi për buzë do ta hijeshojë dukjen tuaj të përgjithshme.

(Kosova Sot Online)