Injeksionet epidurale mund të japin efekte të zakonshme anësore te nënat pas procesit të lindjes

  • 29 May 2020 - 18:42
Injeksionet epidurale mund të japin efekte të zakonshme anësore te nënat pas procesit të lindjes

Është thënë se procesi i lindjes tek shumë gra rezulton të jetë i vështirë dhe me shumë dhimbje. Andaj, për një përvojë më të rehatshme, kemi disa mundësi për lehtësimin e dhimbjeve gjatë lindjes së fëmijës.

Njëra ndër to është dhe injektimi epidural me pëlqimin e nënës që mund të administrohen gjatë procesit të lindjes shkruan Healthline.

Placenta e përparme përcillet me ultratinguj përgjatë zhvillimit të fetusit në gratë shtatzëna

Por kjo formë, sado për lehtësim që vie duhet të ceket se ka disa efekte anësore të cilat janë vërejtur tek shumica e grave që kanë marr një epidurale gjatë lindjes.

Efektet anësore të zakonshme variojnë nga kruajtja deri tek vështirësia në urinim.

Disa nga ilaçet e përdorura në një epidurale përfshirë opioidet – mund ta bëjnë lëkurën tuaj të kruhet vazhdimisht.

Pastaj, gratë që marrin një epidurale ndonjëherë mund të pësojnë dhe ethe. Sipas PubMed, rreth 23 përqind e grave që marrin një epidurale kanë ethe, krahasuar me rreth 7 përqind të grave që nuk marrin një epidurale.

Dhimbja e shpinës është gjithashtu një efekt anësor i zakonshëm i shtatzënisë, pasi pesha e barkut tuaj vë tendosje shtesë në shpinë.

Ndonjëherë është e vështirë të tregohet nëse shkaku i dhimbjes suaj është nga injeksioni epidural apo nga pesha e shtuar e shtatzënisë.

(Kosova Sot Online)