Si t'iu qëndërojë buzëkuqi sa më gjatë

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 08:52
Si t'iu qëndërojë buzëkuqi sa më gjatë

Të gjithë ne e kemi të njohur këtë situatë -në mëngjes para se të shkojmë në punë, e vejmë buzëkuqin tonë të preferuar, por pa mbaruar mirë paraditja, nuk e kemi një pamje sikur që e kemi dëshiruar Nuk ekziston buzëkuqi i cili nuk ngjitet për filxhan të kafes, i cili nuk fshihet derisa hamë, apo të cilin nuk do ta hamë. Por, ka mënyra për zgjatjen e kohës së qëndrueshmërisë së tij. Duhet ta ndryshojmë mënyrën e vënies së buzëkuqit.

Ja pesë këshilla të shpejta:

1. Nëse deri tani nuk keni përdorë, është koha e fundit që të filloni të përdorni "primer" për buzë. Këtë produkt e përdorin shumë ekspertë në botë.

2. Pasi që ta vendosni "primerin", koha është për vendosjen e lapsit, i cili duhet ta ketë ngjyrën e njëjtë sikur buzëkuqi, të cilin do ta veni më vonë. Por, lapsin mos e aplikoni vetëm rreth skajit të buzëve tuaja, por në tërë buzët. Në këtë mënyrë e vendosni një shtresë shtesë të pigmenteve.

3. Vendoseni shtresën e parë të buzëkuqit. Me shami të letrës largojeni sasinë e tepërt të produktit.

4. Merreni një shami të pastër, vendoseni në buzë dhe, me anë të brushës vendoseni pudrën transparente. Pudra ndihmon në fiksimin e buzëkuqit, e shamia e lehtëson vënien e tij.

5. Vendoseni shtresën e dytë të buzëkuqit.  

(Kosova Sot Online)