Zgjidh një imazh dhe zbulo se për çfarë ke nevojë në jetën tënde tani

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 14:41
Zgjidh një imazh dhe zbulo se për çfarë ke nevojë në jetën tënde tani

Një imazh i vetëm mund t'ju tregojë se çfarë ju duhet pikërisht tani, në këtë fazë të jetës ku ndodheni! Le ta zbulojmë bashkarisht:

Imazhi Nr.1

Ju me të vërtetë keni nevojë për pak kujdes dhe ngrohtësi në shtëpi. Mund të gatuani diçka të shijshme ose të shikoni filmin tuaj të preferuar. Më mirë akoma, bëni një banjë të ngrohtë, mbyllni sytë dhe dëgjoni muzikë qetësuese.

Imazhi Nr. 2

Ju duhet një jetë normale. Pa ulje-ngritje, pa ekstreme. Mundohuni të organizoni të paktën diçka. Vendosni një rutinë dhe përmbajuni asaj. Organizoni ditët tuaja. Diçka duhet të jetë e njëjtë: stërvitje, koha e drekës, një shëtitje para gjumit.

Imazhi Nr. 3

Keni nevojë për një lloj mbështetjeje, besueshmërie, besimi. Mund ta provoni ta gjeni tek i dashuri juaj, në familjen tuaj, por mbi të gjitha në veten tuaj. Mësoni profesione të reja, mësoni të shpenzoni me kursim. Njohuria, fama, respekti dhe paraja do t’ju ëforcojnë, e do ju mbrojnë nga çdo stuhi.

Imazhi Nr. 4

Vitaliteti ju mposht. Ju dëshironi t'i ndihmoni të gjithë dhe të bëni vepra të mira. Për fat, ka gjithmonë njerëz që kanë nevojë për ndihmë. Prandaj, drejtojini të gjitha forcat tuaja drejt së mirës.

(Kosova Sot Online)