Këshillat me shije, që ndikojnë për bukurinë

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 15:42
Këshillat me shije, që ndikojnë për bukurinë

Preparatet më të mira të kozmetikës shpeshherë janë ato që i konsumojmë. Kuptojeni edhe ju se cilat janë ato ushqime, që ndikojnë në bukurinë e tenit tuaj në përgjithësi 

VEZËT FLOKËVE UA KTHEJNË ELASTICITETIN

A dëshironi flokëve t'ua ktheni elasticitetin, atëherë përcaktohuni për vezët. Vezët janë të pasura me proteina, shtoni edhe dy lugë vaj kokosi dhe dy lugë vaj susami. Maskën vendoseni në flokët e tharë dhe mbuloni me peshqir të ngrohtë, e lini të veprojë për 15 minuta. 

LËKURA PËLQEN BOLLGURIN

Derisa flokët pëlqejnë vajin e ullirit, lëkura pëlqen bollgurin, sepse ndikon si qetësues dhe kundër inflamacioneve. Një grusht me drithëra i vendosni në peshqir të pastër dhe e shtypni. Më pas e vendosni në ujë të ngrohtë. Kur të marrë ngjyrë të errët, me atë përzierje lyej fytyrën dhe e lini të thahet. Bollguri në sipërfaqen e lëkurës krijon një shtresë të hollë mbrojtëse, që i ndihmon asaj ta ruajë lagështinë

VAJI I AVOKADOS, RUAJTËS I RINISË

Vaji i avokados është i pasur me aminoacide, antioksidues, vitamina A, C dhe E, si dhe ndihmon lëkurën ta ruajë lagështinë dhe e mbron nga dëmtimet. Në një shishe shtoni një sasi vaj të avokados dhe po aq të aguliçes, i përzieni, qitni pikat në fytyrë, mbuloni me një peshqir të ngrohtë, dhe më pas e shpëlani fytyrën.

ÇAJI NGA KAMOMILI HEQ QESKAT NËN SY

Kamomili ka ndikim kundër inflamacioneve, zvogëlon skuqjet dhe ënjtjet rreth syve dhe qetëson lëkurën e irrituar. Lagni një peshqir në çajin e ftohtë të kamomilit, e vendosni nën sy dhe e lini të veprojë së paku për dhjetë minuta, e më pas e shpëlani.  

(Kosova Sot Online)