Cila ngjyrë e flokëve përshtatet me ngjyrën e lëkurës suaj?

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 15:52
Cila ngjyrë e flokëve përshtatet me ngjyrën e lëkurës suaj?

Ngjyra e lëkurës luan një rol të madh në lidhje me faktin se me cilën ngjyrë të flokëve përshtatet më së miri. Nëse planifikoni që t'i ngjyrosni flokët, sigurohuni që më parë ta bëni një test të përshtatjes.

LËKURA E NDRITSHME PËRSHTATET ME NGJYRA TË NDRITSHME TË FLOKËVE

Ngjyrat me të vërtetë të ndritshme të flokëve nuk duken mirë te secila femër. Nëse keni lëkurë shumë të bardhë, megjithatë, me lehtësi mund ta nxirrni dukjen bionde të platinit. Lëkura më e errët mund të duket e zbehtë, nëse zgjidhni ngjyrë shumë të ndritshme për flokët tuaj. 

NGJYRAT E MESME TË LËKURËS JU JAPIN SHUMË LIRI

Nëse keni një ngjyrë të mesme të lëkurës, keni më shumë opsione sesa shumë femra. Mund të zgjidhni ngjyrë të errët bionde ose të kafenjtë të ndritshme, por mund të dukeni bukur edhe me nuancë të bakrit. Këto nuanca të lëkurës ju mundësojnë që pa frikë të eksperimentoni me ngjyra për flokë.

NUANCA E ULLIRIT ËSHTË E PËRKRYER PËR FLOKË TË ERRËT

Nëse preferoni nuanca të thella, të errëta të së kafenjtës me theksime më të ndritshme, atëherë do të dukeni për mrekulli, nëse keni ngjyrë të ullirit të lëkurës. Pa pasur frikë mund t'i ngjyrosni flokët me ngjyrë të gështenjës ose kanellës. Kërkoni nga floktari juaj që t'ua shtojë disa theksime flokëve tuaj me ngjyrë të artë ose të mjaltit për të bërë që të dukeni edhe më mirë.

NGJYRAT E ERRËTA TË LËKURËS BËJNË TË DUKENI MË MIRË ME FLOKË TË KAFENJTË

Sipas ekspertëve, femrat me lëkurë më të errët duhet të krijojnë kontrast mes ngjyrës së lëkurës dhe ngjyrës së flokëve. Nëse keni lëkurë të errët me nuanca të ngrohta, atëherë duhet të zgjidhni ngjyrë më të errët për flokët. Këtu përfshihen ngjyrat e karameles dhe panjës. Këto ngjyra sigurojnë që tiparet tuaja të shkëlqejnë dhe që flokët tuaj të duken për mrekulli në të njëjtën kohë.

LËKURA ME TË VËRTETË E ERRËT KËRKON GJITHASHTU KONTRAST

Nëse keni lëkurë me të vërtetë të errët, nuk duhet të zgjidhni ngjyrë të ndritshme, por nëse zgjidhni ngjyrë që përshtatet me lëkurën tuaj, fytyra juaj do të gëlltitet nga ngjyra e flokëve, duke pamundësuar kështu shkëlqimin e tipareve të fytyrës. Duhet të zgjidhni ngjyrën e kafenjtë të errët ose të zezën, sepse ato nuk do ta zbehin fytyrën tuaj, ndërsa do të ketë mjaftueshëm kontrast për ta dalluar lëkurën nga flokët.

DUHET TË QËNDRONI BRENDA DY NUANCAVE TË NGJYRËS NATYRALE

Pa marrë parasysh se çfarë ngjyre ka lëkura juaj, shumica e ekspertëve për flokë thonë se duhet zgjedhur një ngjyrë, e cila është për dy nuanca brenda ngjyrës suaj të flokëve. Mund të kaloni gradualisht në ngjyrë më të errët ose më të ndritshme, por një ndryshim drastik nuk është gjëja që duhet bërë. Stilisti juaj do t'ju ndihmojë që ta zgjidhni ngjyrën e duhur, por nëse planifikoni që t'i ngjyrosni vetë, përdoreni këtë rregull.

PROVOJENI NJË NGJYRË GJYSMË-PERMANENTE

Nëse e zgjidhni një ngjyrë gjysmë-permanente, e cila hiqet goxha lehtë, mund të vendosni se cila ngjyrë përshtatet më së miri me ngjyrën e lëkurës. Nëse ju pëlqen ngjyra, atëherë lehtë mund të zgjidhni diçka që do të zgjasë më shumë. 

(Kosova Sot Online)