Kapiti: LDK-ja është konsumuar aq shumë sa që nuk prodhon më as alternativë dhe as besim

Kapiti: LDK-ja është konsumuar aq shumë sa që nuk prodhon më as alternativë dhe as besim
Kapiti: LDK-ja është konsumuar aq shumë sa që nuk prodhon më as alternativë dhe as besim

Skender Kapiti

  • 12 May 2026 - 11:24

Nga Skënder Sadri KAPITI

Është për të ardhur keq se si LDK e Rugovës përfundoi në parti intrigash, pabesish, servile, korrupsioni, e pautoritet, e pabesë me antarësinë e vet; përfundoi si parti apo në një si shoqatë pazaresh e interesash personale, grupale e klanore.

Krahu politik më i shëndetshëm i LDK-së fatkeqësisht është injoruar dhe përjashtuar  nga injranca dhe korrupsioni i elitës që e ka kapur LDK-në

LDK-e pas  Rugovës erdhi gjithnjë e më shumë duke u tkurrur dhe zvogëluar politikisht, aq sa arriti deri  si një patericë politike dhe satelit i PDK-së, në një kualicion të panatyrshëm me PDK vetëm për interesa personale të pazarexhinjve të saj, ishkryetarit të saj Mustafa me kompani, ashtu sikurse që veproi edhe Vjosa Osmani që kaloi në servile e LVV-së vetëm sa për t’u bërë presidente.

Edhe Ilir Meta dhe partia e tij veproi si satelite e dyfishtë herë e Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe pastaj si satelit i Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Kur Ilir Meta u rikthye përsëri te Partia e tij pas mbarimit të mandatit të Presidentit , ai e gënjeu veten se do bëhej faktor e triumfator i madh, por përfundoi në burg për korrupsion.

Edhe Vjosa pasi humbi në pazar, sepse politika e saj është pazar e bixhoz, ajo u rikthye përsëri në origjinë, në LDK.Vjosa Osmani si Ilir Meta i cili nga PS devijoi dhe formoi LSI-ine e pastaj ia ndërroi emrin në Partia e Lirisë, ashtu akrobatoi edhe Osmani u largua nga LDK formoi partine “Guxo”, pastaj një tjetër me emrin  “Shpresa”, me shpresën që LDK do ta bëje Presidente 

Pranimi i saj dhe i kushteve të saj nga LDK-ja tregon mjerimin e thellë politik ku ka rënë LDK-ja, si një rast unik matrapazimi,degradimi e falimentimi, si një partizë politike e interesave të një elite të ngushtë politike që ka privatizuar LDK-në.

LDK-ja është partia e cila ka vetëm një objektiv : të shkaktojë kriza, është Partia e korrupsionit, e servilizmit të cilën gjithmonë Beogradi e ka dashur në pushtet në Kosovë që nga clirimi i Kosovës e në vijimësi edhe tani.

Edhe kriza më e fundit në Kosovë, ajo e Presidentit erdhi si rezultat i komplotit dhe e aleancës  politike të korrupsionit, hajdutërisë dhe tradhtisë të opozitës , mediave dhe oligarkëve.Kjo krizë  ashtu si dhe ato të tjera para kësaj ka vetëm një qëllim  largimin nga pushteti të Albin Kurtit vetëm pse Albin Kurti sot është shëmbulli dhe modeli më i mirë politik dhe qeverisës në shërbim të interesit kombëtar, modeli i një burrështetasi  të pakorruptuar  që nuk bën kompromis e as pazare politike për interesin personal, i pathyeshëm dhe i palakueshëm as nga presioni ndërkomëtar, Albini është personaliteti i cili nuk bën lëshimin më të vogël në dëm të interesit publik, kombëtar e shtetëror.

LDK është sot  parti e xhveshur nga nacionalizmi dhe tërësisht e paaftë për të qeverisur. Jo më kot atë e kanë braktisur dhe as nuk ka shanse që të antarësohet në të rinia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".