Vjeshta në shenjë të së gjelbrës dhe bordosë

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 11:14
Vjeshta në shenjë të së gjelbrës dhe bordosë

Këtë vjeshtë në trend janë ngjyrat e myshkut, verës, e kuqja korale, e gjelbra e ullirit dhe e kaltra Vjeshta ka ardhur e ju nuk dini çfarë të vishni? Është koha pra që ta freskoni gardërobën me veshje të reja. Nëse dëshironi që të visheni sipas modës më të re, duhet ta dini se këtë sezon në trend janë ngjyrat e myshkut, verës, të kuqes korale, të gjelbrës së ullirit dhe e kaltra. - Ngjyra e myshkut veçanërisht u rekomandohet femrave me lëkurë dhe flokë më të errët. Me të mund të kombinoni rroba me ngjyrë të shndritur të kafesë.

Ngjyra elegante e verës lehtë përshtatet me veshjet e përditshme, por edhe me ato për raste solemne. Mjafton që ta keni një shami me këtë ngjyrë, në mënyrë që të dukeni e veçantë. - E kuqja korale është ngjyrë me të cilën gjithsesi do të bini në sy, por kjo nuancë specifike megjithatë kërkon kujdes të veçantë gjatë kombinimit me ngjyrat tjera. Por, mos hezitoni dhe blini së paku një palë pantallona ose një bluzë me këtë ngjyrë. - E gjelbra e ullirit shkëlqyeshëm përshtatet me ngjyrat e tjera, por më së miri u rri femrave bionde dhe me flokë të kuqe. - E kaltra është gjithmonë në modë, por me të gjithsesi duhet ta kombinoni edhe ndonjë aksesor me ngjyrë të ndritshme, i cili do ta largojë përshtypjen e njëtrajtshmërisë.

(Kosova Sot Online)