Maska prej kungulli, që ju ndihmon të keni lëkurë më të butë

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 09:21
Maska prej kungulli, që ju ndihmon të keni lëkurë më të butë

Ndryshimi i motit nga të nxehtit në të ftohtë ka ndikim në lëkurën tuaj, sidomos në atë të fytyrës, që është drejtpërsëdrejti e ekspozuar ndaj ajrit të thatë e të ftohtë. Për t'ju ndihmuar që t'ia ktheni shkëlqimin fytyrës suaj dhe që fytyra juaj të jetë më e butë, më poshtë ua kemi sjellë recetën për maskën e fytyrës nga kungulli, që është dëshmuar si shumë e përshtatshme për luftimin e rrudhave dhe shenjave të tjera të pleqërisë nëpërmjet zbutjes dhe hidratimit natyral të fytyrës.

PËRBËRËSIT

 2 lugë çaji kungull të shtypur; Gjysmë luge çaji mjaltë organike dhe 1 lugë çaji jogurt organik (pa yndyrë për lëkurë të yndyrshme, 2 për qind yndyrë për lëkurë të thatë).

UDHËZIMET

1. Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurë të lagët.

2. Lëreni përzierjen që ta kryejë punën e vet për dhjetë minuta.

3. Pastrojeni fytyrën me një leckë ose peshqir.

4. Përsëriteni këtë trajtim çdo javë, deri në arritjen e rezultatit të dëshiruar. 

(Kosova Sot Online)